E Shtunë, 31 Tetor 2026

E le e dashura, e perdhunon dhe torturon

Breshia-Nje i ri shqiptar eshte arrestuar mengjesin e djeshem, pasi eshte denoncuar nga ish e dashura e tij po shqiptare, per rrembim, perdhunim te perseritur per disa ore rresht dhe torture fizike. Ka qene policia e Breshias e cila ka vene ne pranga te riun e akuzuar, i cili u gjet ne oficinen ku edhe punonte.
Ngjarja
Mediat e vendit fqinj, raportojne se ngjarja ka ndodhur pasditen e dates 30 maj ne Manerbio nje province e Breshias, por e demtuara e ka denoncuar ate disa dite me pas. Vajza e cila eshte shoqeruar nga prinderit kur ka kryer denoncimin, ka rrefyer gjithe historine qe i kishte ngjare. Sipas viktimes se kesaj dhune, 21-vjecares me inicialet V.A, ajo kishte pak kohe qe ishte ndare nga i dashuri i saj, emri i te cilit publikohet vetem me inicialet T.E. Ne daten 30 maj, ata ishin takuar dhe djali, pasi e ka detyruar te futej ne makine, i ka kerkuar te bisedonin dhe te sqaronin edhe nje here marredhenien e tyre, te nderprere nga ana e vajzes. Ajo ka treguar ne polici, se me pas e ka derguar ne nje zone te izoluar. Aty i ka marre celularin dhe e ka lidhur me kabull elektrik, qe ajo mos kishte mundesi te reagonte. Vajza i eshte nenshtruar torturave te gjithe fare llojshme. Ai e ka mbuluar gjithe trupin e 21-vjecares me hidhra, te cilat i kane shkaktuar djegie te renda te lekures. Me pas ka kryer disa here marredhenie seksuale kunder vullnetit te saj, duke ushtruar dhune te shfrenuar fizike. Vajza eshte liruar 24 ore me pas, rreth ores 21.00 te dites tjeter, ku eshte kercenuar se ne rast se do te fliste, ai do ta vriste.
Denoncimi
Pas kesaj ngjarje te rende, vajza ka shkuar ne familjen e saj dhe iu ka treguar prinderve cfare i kishte ndodhur. Mbremjen e 3 qershorit se bashku me prinderit, ajo ka shkuar ne policine e Breshias, ku ka bere edhe denoncimin per ngjarjen e rende. I riu eshte arrestuar ne oficinen ku punonte dhe u dergua ne burg. Ai banonte ne nje province te Bergamos. Policia beri te ditur se ne shtepi atij i eshte gjetur kabull elektrike, qe e kishte perdorur per te lidhur vajzen dhe qe iu konfiskua ne cilesine e proves materiale. Ceshtja eshte duke u hetuar nga nje grup hetimor, i drejtuar nga prokurori Giancarlo Tarquini. Mbi agresorin do te rendojne akuzat e "rrembimit", "torturimit dhe dhunes seksuale".
L.Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›