Pistolete me silenciator ne makine, pranga 37-vjecarit
Lushnje- Levizte i armatosur me nje pistolete me silenciator, kapet afer varrezave publike nje 37-vjecar. Burime zyrtare te Policise se Lushnjes, bene me dije se i dyshuari eshte Edit Zyka, banues ne qytet, pa precedente te meparshem penale. Akuza ndaj tij do te jete "mbajtje pa leje e armeve te zjarit", pasi per momentin policia nuk ka arritur te zbuloje perfshirjen ne ndonje veper penale apo tentativen per te kryer ndonje krim. Burime zyrtare sqaruan se kapja e Zykes eshte bere ne mesnate, afer varrezave, ne lagjen "Kadri Gjystri", gjate patrullimit te uniformave blu. Ne automjetin tip "Wolksvagen", me targa LU1359C ne pronesi te 37-vjecarit, u gjet dhe arma e zjarrit pistolete, tip "Zastava" se bashku me nje selinciator dhe nje kreher pa fisheke, qe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari ka thene se e mbante armen per vetembrojtje, por grupi hetimor dyshon per perfshirjen e tij ne ndonje krim te mundshem, pasi arma ishte me silenciator. Materialet proceduariale ne ngarkim te Zykes i jane referuar dje Prokurorise se Lushnjes.