Del nga rruga autobusi i linjes Shkoder-Athine
Tirane-Del nga rruga autobusi i linjes Shkoder-Tirane-Athine, por fatmiresisht nga aksidenti nuk pati te lenduar ne radhen e pasagjereve. Aksidenti ndodhi mengjesin e djeshem ne hyrje te Athines, kur autobusi i kompanise "Albania Interlines", doli nga rruga dhe u perplas me murin anesor te autostrades Athine-Korinth. Sipas policise, shkak i ketij aksidenti, eshte bere nje defekt ne sistemin e kontrollit te automjetit. Ekspertet e policise rrugore, konstatuan se gomat e autobusit ishin te amortizuara, cka mund te kete shkaktuar edhe daljen e mjetit nga rruga. Mesohet se ne momentin e aksidentit, ne autobus kishte 25 pasagjere, por fatmiresisht asnje prej tyre nuk ka pesuar demtime. Autobusi ka ndaluar me pas udhetimin, ndersa pasagjeret mesohet se kane shkuar ne destinacion me mjete te tjera.
Policia italiane verteton implikimin e tyre ne trafikun e droges
Kater shqiptareve iu sekuestrohet ne banese 500 grame kokaine
Savona-Kater shqiptare jane arrestuar nga policia italiane e Savones, pasi iu gjeten gjysme kilogram kokaine e paster, gati per shitje. Sipas mediave italiane, mes te arrestuarve ishte edhe nje i mitur 17-vjecar. Ahmet Bushakaj 44 vjec, me dy niperit e tij Rigert Bushakaj 20 vjec dhe K.B, 17 vjec, si dhe Drilon Boshnjaku 23 vjec, u arrestuan nga agjentet e antidroges italiane. Pas nje operacioni policor qe perfundoi mengjesin e djeshem, atyre iu gjet nje sasi prej 480 grame kokaine e paster, e bere gati per shperndarje, te gjitha mjetet e duhura per ndarjen e droges ne porcione, si dhe nje shume prej 800 eurosh. Policia kishte verejtur levizje te dyshimta te ketyre personave dhe me pas, ka vendosur te beje kontroll ne banesen e marre me qera nga Ahmet Bushakaj, i cili jetonte ne Itali prej 5 vjetesh me dokumente te rregullta. Ndersa Drilon Boshnjaku, jetonte ilegalisht ne shtetin fqinj. Mesohet se droga u gjet ne nje cep te bodrumit te baneses, ku ishte fshehur me kujdes. Sipas policise, sasia e kokaines kapte nje vlere ne tregun e shitjes prej 100 mije eurosh. Mbi shqiptaret e arrestuar do te rendoje akuza e "trafikimit dhe shitjes se lendeve narkotike", si dhe e "migracionit te paligjshem".
L.K