E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackitjet e pronave, kapen 7 te dyshuar

Tre persona te kerkuar per akuzen e vjedhjes dhe te denuar u kapen nga Policia e Fierit dhe Korces gjate 24 oreve te fundit, kurse dy plackitje prone u regjistruan po ne Korce. Nje prej te ndaluarve, Dashamir Doksani 27 vjec, nga Burreli, eshte riatdhesuar nga policia greke si klandestin ne Kapshtice, pasi ka qene i shpallur ne kerkim dhe denuar me 6 muaj burg per "vjedhje ne bashkepunim". I dyti eshte kapur i kerkuari Rudolf Laloti 28 vjec, banues ne lagjen nr. 17 Korce, pasi me vendim te gjykates eshte denuar me 8 muaj burgim per "vjedhje". Kurse Policia e Lushnjes beri me dije se vuri ne pranga Miri Liken, 37 vjec, te cilin gjykata e kishte denuar me 4 muaj burg po per "vjedhje", qe ishte lene ne fuqi dhe nga Apeli i Vlores. Ne Korce jane denoncuar edhe dy plackitje, e para ne vendin Kryqezimi i Voskopit, ne nje servis, ku i dyshuari i ndaluar Ilirjan Gengo, 57 vjec, akuzohet se ka vjedhur automjetin tip "Mazda". Sulmi i dyte ka ndodhur ne nje banese, ku tre adoleshente kane marre 5 mije metra kabull dhe nje kazan rakie. Te ndaluar jane Denis S., Xh. S., dhe Dorjan A., qe do te hetohen per "vjedhje ne bashkepunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›