E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Huruglica e Rafuna shpallen të pafajshëm

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka liruar sot nga akuza Naim Huruglicën dhe Lulzim Rafunën për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës.
 

Drejtori i Përgjithshëm në Doganën e Kosovës, Huruglica dhe drejtori i Departamentit Ligjor në Doganën e Kosovës, Rafuna, ishin akuzuar për lejimin e importeve shtesë të duhanit në Kosovë që i tejkalonin kufijtë e lejuar të importit për vitin 2008.
 

“Vendimi për t`i lejuar importet shtesë të duhanit pretendohej se ishte bërë në bazë të ndikimit politik dhe në kundërshtim me çdo arsyetim të mirëfilltë ligjor. Kjo gjë u ka mundësuar kompanive që ta importojnë duhanin me shkallë më të ultë të akcizës, duke i shkaktuar humbje financiare buxhetit të Kosovës në vlerë prej më shumë se 5.000.00 Euro. Trupi gjykues i shfajësoi Huruglicën dhe Rafunën sepse nuk u arrit të vërtetohet nëse ndonjëri nga të akuzuarit e ka kryer veprën për të cilën akuzoheshin”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.
 

Prokurori i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›