E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kaçaniku zgjedh kryetarin e komunës, më 17 qershor votimi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Kaçanikut, të mbahen më 17 qershor të këtij viti, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Ky vendim është marrë në harmoni me ligjet e Kosovës, në marrëveshje me partitë politike dhe me KQZ-në.

Me këtë vendim, udhëzohet KQZ-ja që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve, thuhet në fund të njoftimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›