E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga rruga autobusi Tiranë- Athinë ska të lënduar

KAVAJE-Një autobus i linjës Tiranë- Athinë është përshirë në një aksident automobilistik paraditen e sotme.

Autobusi në të cilën udhëtonin 10- 15 pasagjerë ka dalë nga rruga, duke u batuar në anë të rrugës në afërsi të qytetit të Kavajës. Aksidenti ndodhi pranë unazës së qytetit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndër pasagjerë. Policia thotë se autobusi është përplasur me një kamioncinë dhe më pas ka dalë nga rruga. Hetimet e para bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i shoferit të autobusit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›