E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet banka te Vasil Shanto

/ /

Ngjarja ndodhi dje rreth ores 0930 ne rrugen e Irfan Tonini kur dy autoret u futen ne ambientet e brendshme te bankes se nivelit te dyte duke mos u vene re nga roja i sigurise. Nen kercenimin e armeve qe ende nuk eshte saktesuar nese ishin pistoleta te verteta apo loder ata ngrine per disa minuta te gjithe punonjesit e bankes dhe disa kliente qe ndodheshin brenda duke marre parate. Burime nga policia thane se njeri prej autoreve ka qendruar gjate gjithe kohes tek dera e jashtme e bankes duke mos lene te levizin asnje prej personave qe ndodheshin brenda 3 kliente dhe dy punonjese te cileve u kishte drejtuar armen. Grabitesi tjeter ka mundur ti afrohet banakut e arkes dhe te urdheroje punonjesen ne sportel qe ti mbushte canten me parate qe ndodheshin aty. Sipas burimeve nga Komisariati Nr.2 por edhe njoftimit zyrtar te Policise se Tiranes shuma qe eshte grabitur mengjesin e djeshem eshte rreth 200 mije leke te reja. Grupi hetimor ka nisur verifikimin e pamjeve te fiksuara nga kamerat e sigurise se bankes per te mbledhur sa me shume te dhene rreth dy grabitesve dhe menyren se si kane vepruar. Policia ka marre ne pyetje edhe dy punonjeset dhe klientet qe ndodheshin brenda bankes ne momentin e ngjarjes. Hetuesit kane fiksuar edhe disa gjurme e prova ne vendngjarje dhe kane nisur verifikimin per identifikimin e dy autoreve.
GRABITESIT
Pasi kane realizuar vjedhjen dy autoret qe sipas verifikimit te pamjeve filmike jane dy djem te rinj rreth te 20-ave te veshur me xhupa te zinj dhe me kapuca ne koke te ulur deri poshte syve jane larguar duke perdorur nje motor. Ndersa roja i sigurise nuk ka arritur te ndaloje asnjerin prej tyre por ka lajmeruar forcat e policise. Burime nga grupi hetimor thane se fillimisht jane sekuestruar kamerat e sigurise te vendosura ne ambientet e brendshme te bankes te cilat kishin fokusuar te gjitha levizjet e autoreve por me nje xhirim te pershpejtuar qe nuk mundesonte fiksimin e qarte te tipareve te autoreve. Ne pamjet filmike te kamerave te brendshme dukej vetem njeri prej personave qe i ishte afruar sportelit per te marre parate duke mos e leshuar armen nga dora per asnje moment. Ndersa nje kamera tjeter e vendosur jashte bankes ka fokusuar levizjet e personit te dyte qe ne disa momente futej brenda dhe here-here dilte jashte per te pare nese po vinte policia. Menjehere pas ngjarjes policia ka kontrolluar te gjithe zonen perreth bankes dhe jane vendosur postblloqe ne kryqezimet kryesore por te pakten deri ne oret e vona efektivat nuk kane rene ne gjurmet e autoreve.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›