E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta, Gaqo Apostoli krijon parti të re

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gaqo Apostoli, deklaroi dje largimin nga kjo forcë politike, duke paralajmëruar krijimin e një partie të re. Sipas asaj çka u deklarua dje publikisht, kjo parti do të quhet Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, dhe sipas themeluesit të tij, ADS-ja do të jetë një parti e qendrës së majtë. "Është shpejt të flitet për aleancat që kjo parti do të zhvillojë për zgjedhjet e qershorit", u shpreh Apostoli. Më parë ai ka qenë pjesë e Partisë Socialdemokrate dhe gjatë qeverisjes së majtë mbajti edhe post të lartë në qeveri. Pas ndarjes me Skënder Gjinushin, Apostoli u afrua te Lëvizja Socialiste për Integrim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›