E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jali, PD replikon me kreun socialist

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, bëri me dije se "qeveria shqiptare nuk ka deklaruar kurrë që Banka Botërore ka urdhëruar prishjen e ndërtimeve pa leje në Jal". Në reagim të deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, zëdhënësi Bogdani tha se "qeveria shqiptare ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se BB jo vetëm ka pranuar politikat e prishjes së ndërtimeve pa leje, por ka kërkuar gjithashtu që me paratë e projektit të bëhet fotografimi i zonës së bregut për të konstatuar ndërtimet e paligjshme, dhe këto foto t‘u dorëzohen institucioneve përkatëse".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›