Pasuritë, inspektorati çon në Kuvend raportin
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka depozituar në Kuvend raportin për punën vjetore të këtij institucioni. Raporti është i përbërë nga 16 faqe dhe në mënyrë të përmbledhur ILDKP-ja informon Kuvendin për punën e bërë gjatë vitit 2008. Në raport jepen shifra konkrete në lidhje me numrin e deklarimit të pasurive të depozituara pranë zyrave të ILDKP-së përgjatë një viti, që janë 3913 subjekte. Nga këto, 445 janë deklarata para fillimit të detyrës, 3508 janë deklarata vjetore, 237 janë deklarata pas largimit nga vendet e punës.