Kapet kallauzi që merrte 700 euro
Policia kufitare në Përmet ka arrestuar dje në flagrancë një shtetas që, sipas policisë, ishte duke u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 3 personave. Burimet policore thanë se 22-vjeçari Aleksandër Zhaka, nga fshati Bodar i Përmetit, u kishte marrë nga 700 euro personave të cilëve po u tregonte rrugën në afërsi të pikës kufitare të Tri Urave. Zhaka dhe tre personat që ndodheshin me të u kapën mesnatën e së hënës.