E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta akuzon Sarkozy: Po emëron besnikët në poste kyçe

“Nicolas Sarkozy po tenton tu sigurojë miqve të tij poste kyçe në administratë përpara mbarimit të mandatit të tij”.

Është kjo akuza që vjen nga eksponentë të shumtë të së majtës pas disa emërimeve të polemizuara të disa personazheve që qëndrojnë afër Presidentit të Francës.

“Magjistratë, drejtues policie, prefektura, emërimet e miqve të Nikolas Sarkozy bëhen në mënyrë të planifikuar nga ai, për të siguruar postet kyçe të vendit”, u shpreh ndër të tjera kreu i grupit socialist në senat, Francois Rebsamen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›