Moldavi, zgjedhjet presidenciale, tërhiqet nga gara kandidati i vetëm

I vetmi kandidat i deklaruar për president në Moldavi ka deklaruar se është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.
Kryetari i parlamentit dhe presidenti i përkohshëm, Marian Lupu tha se është tërhequr nga gara e 15 janarit, në mënyrë që të hapë mundësi të reja për zgjedhjen e një presidenti, si dhe të zgjidhë krizën politike në vend.
Moldavia nuk ka qenë në gjendje që të zgjedhë një president për dy vjet radhazi pasi asnjë grup parlamentar nuk ka mundur të mbledhë 61 votat e nevojshme.