E majta dhe e djathta
Në shumë opinione të botuara në gazetat shqiptare, i mëshohet idesë se një nga arsyet kryesore të tranzicionit traumatik shqiptar nga diktatura në demokraci është se e majta nuk është tamam e majtë dhe e djathta nuk është tamam e djathtë. (Mendimi im është se arsyeja kryesore e tranzicionit traumatik shqiptar është se në krye të qeverisjes kanë qënë udhëheqës si Berisha e Nano, por ky argument nuk është në qendër të këtij shkrimi). Disa nga opinionet e sipërpërmenduara fokusohen më shumë tek e majta, ndërsa të tjera tek e djathta. Për sa i përket modelit të përdorur për krahasim, të majtët përdorin zakonisht modelin që e trajton partinë si një bashkim njerëzish me ideale dhe vlera të ngjashme, ndërsa të djathtët modelin që e trajton atë si një bashkim njerëzish me interesa të përbashkëta.
Të dyja këto modele janë shumë të ngurta për të përfaqësuar sot partitë e mëdha, si të majta, ashtu edhe të djathta. Modeli i partisë si bashkim njerëzish me interesa të përbashkëta mund të jetë i vlefshëm për parti të vogla politike ose për grupime interesi jo-politike si sindikatat, shoqatat e sipërmarrësve, etj, por jo për partitë e mëdha. Për shembull, në qoftë se ky model do ishte i vlefshëm sot, nuk do kishim në majat e Partisë Demokrate amerikane një Rokfeler, ose nuk do ndodhte që një milioner si Sorrosi e mijra të tjerë si ai të financonin qindra milionë dollarë për fushatat e kësaj partie të majtë. Dhe për më tepër, nuk do kishim patur një kandidat demokrat për president të SHBA-së si Xhon Kerri, i cili është martuar me bijën e një prej 100 familjeve më të pasura të botës. Kjo, sepse Partia Demokrate amerikane ka në themelet e programit të saj rritjen e tatimit mbi të ardhurat e të pasurve, për të rritur kështu fondet e asistencës sociale për të varfërit.
Modeli i përdorur nga opinionistët e majtë është më i avancuar në kohë, por përsëri është i paaftë të kapë ndryshimet që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit në skenën politike botërore. Kështu, Bill Klinton në SHBA dhe Toni Bler në Britaninë e Madhe e spostuan shigjetën e busullës së partive të tyre nga e majta në qendër, duke krijuar kështu të mirënjohurën “rrugë të tretë”. Dhe kjo rrugë nuk është gjë tjetër veçse një shartim i ideve të majta me ato të djathta, për të nxjerrë kështu një produkt (program) që funksionon më mirë. Për shembull, shumë demokratë amerikanë të viteve ’60-70 as mund ta imagjinonin se, një ditë, presidenti i zgjedhur prej tyre do firmoste një ligj që do kufizonte deri në 5 vjet asistencën sociale. Atë asistencë sociale që një president i partisë së tyre e kishte pas ideuar, e me të cilën ata aq shumë krenoheshin e identifikoheshin. Anasjelltas, republikanët e viteve të Reganit as që mund ta imagjinonin se do të kishin një ditë në krye të listës së kandidatëve për president një politikan pro abortit dhe martesave të homoseksualëve.
Në ditët e sotme, partitë e mëdha janë kthyer në tenda gjithëpërfshirëse që mbledhin brenda tyre njerëz që mund t’i ketë sjellë atje ideologjia, interesi, tradita, ose thjesht përkatësia gjeografike. Kështu, për shebull, në jugun e SHBA-së, nuk është fare vështirë të gjesh anëtarë të Partisë Demokrate që janë ideologjikisht më djathtas se shumë republikanë të veriut. Arsyeja? Thjesht sepse që nga Lufta Civile e deri në fillim të viteve ’60, jugu ishte një bastion absolut i demokratëve (Kujtesë: Lufta Civile në SHBA filloi sepse demokratët në jug ishin pro skllavërisë së zezakëve, e cila u ndalua me ligj nga shumica republikane e veriut).
Në fakt, me daljen në skenë të “rrugës së tretë”, betejat mes së majtës e së djathtës në botën perëndimore e kanë humbur tonin e fortë ideologjik të para viteve ’90. Betejat tani po zhvillohen më tepër rreth aftësisë për të qeverisur se sa sesi duhet qeverisur. Për shembull, shumica dërrmuese e të majtëve në Kongresin Amerikan ishin pro dhënies së autorizimit për ndërhyrjen në Irak. Vetëm disa të majtë ideologjikë votuan kundër ndërhyrjes, thjesht sepse ishin në parim kundër luftës. Që prej atij votimi, debati mbi luftën në Irak ka qenë i përqëndruar rreth aftësisë për ta menaxhuar atë, e jo për racionalitetin e fillimit të saj.
Duke u kthyer në Shqipëri, PD-ja është një tendë e mirëfilltë gjithëpërfshirëse, në të cilën mund të gjesh Mandelat që kanë vuajtur për dekada në burgjet komuniste, por edhe ish-komunistët që i kanë shërbyer anëtarëve të Byrosë Politike e që kanë përjashtuar nga shkolla studentët për çfaqje të huaja. Në tendën e PD-së, gjen edhe ish-pronarët që u shpronësuan nga Partia Komuniste, por edhe ish-komunistët që kanë zbritur nga malet e i kanë zaptuar tokën të parëve. Gjen në të edhe të rinj që janë kthyer nga shkollat perëndimore të shtyrë prej idealesh puro të djathta, por edhe ca që i kanë shtyrë interesa thjesht personale. Dhe kuptohet që në këto kushte, programi i partisë do të jetë vetvetiu shumë afër “rrugës së tretë”. Domethënë, as majtas e as djathtas, ose më saktë, ca majtas e ca djathtas.
Nga pikëpamja e programit, në të njëjtin drejtim ka vite që ka shkuar edhe PS-ja. Programi i saj, ideologjikisht, ndryshon fare pak me atë të PD-së. Por në dallim nga PD-ja, ajo ka një kohezion shumë më të madh nga pikpamja e prejardhjes politike të antarësisë. Në rradhët e saj mund të gjesh si sipërmarrësin e pasur, ashtu edhe bujkun apo puntorin e varfër, por rrallë një ish-ballist, ish-zogist, apo fëmijë të tyre. Pothuaj të gjithë anëtarët e PS-së janë ish-komunistë, ose bij e bija të familjeve pro-komuniste. Sidoqoftë, me shuarjen graduale të brezit të vjetër dhe me infuzionet e stimuluara nga kryetari aktual i PS-së, edhe kjo parti ka filluar të marrë karakteristikat e një tende gjithëpërfshirëse.
Dhe do të vijë një ditë kur pyetja do jetë jo se nga e ka prejardhjen njëra apo tjetra parti, apo ç’ideologji ndjek. Pyetja do të jetë se cila do të ketë ekipin më të aftë e të përkushtuar për të qeverisur më mirë vendin.