Basha: Do afrojmë edhe më shumë afatin për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm shqiptar Lulzim Basha është optimist se Bashkimi Evropian do të mbajë të hapur në vëmendjen e tij çështjen e zgjerimit të mëtejshëm. Në një intervistë për BBC-në Basha theksoi se deklarata e Bashkimit Evropian qartësisht rikonfirmon mbështetjen që Bashkimi Evropian i jep axhendës së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe merr shkas pikërisht në këtë deklaratë nga aplikimi i Shqipërisë i paraqitur në 28 prill."Me angazhimin e kryeministrit Berisha, i qeverisë së tij, brenda vitit të parë të mandatit të dytë shqiptarët të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen, është plotësisht i realizueshëm dhe ne po punojmë që këtë premtim jo vetëm ta realizojmë në kohën e duhur, por edhe ta afrojmë sa më shumë për të cilën po ashtu mbetem optimist" theksoi Basha.
...