E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta perkujton diten e lirimit

update Te majtet kane festuar sot clirimin e vendit ashtu si edhe ne keto vitet e fundit kur politika respektivisht nga kampet nderon te renet ne lufte ne data te ndryshme. Ne Varrezat e Deshmoreve kryetari i opozites i shoqeruar kete here nga aleate te rinj Petro Koci i PSV91 dhe kreu i ri G99 kane qene te vetmit nga kampi opozitar qe jane shfaqur perkrah tij ne nderimin qe i kane bere deshmoreve duke vendosur kuroren me lule ne momorialin Nene Shqiperi.

Ne kete memorial kane vendosur kurora me lule deputete te Partise Socialiste te cilet gjithashtu nderuan sot kujtimin e te reneve per lirine e atdheut ne 66-vjetorin e Clirimit te vendit. Pas kesaj ceremonie kryetari i Opozites Edi Rama tha per mediat se mbetet ende e parealizuar endrra e atyre qe luftuan per lirine e vendit referuar endrres europiane.

Ajo qe ra ne sy ishte mungesa e aleateve tradicionale te Socilisteve Skender Gjinushi dhe Paskal Milo. I pari ka shfaqur kundeshtimet per linjen qe Partia Socialiste po mban kundrejt mazhorances ndersa kreu i Demokracise Sociale Paskal Milo i kontaktuar nga Alsat ne telephone per mungesen e pranise ne kete ceremoni tha se nuk ka arsye te tjera pervec impenjimeve te tij personale ne Kosove.

Por pavaresisht arsyeve te deklaruara gjithsesi dy kreret e partive te majta rezultuan kete dite te mos jene ne ceremonine e nderimit te deshmoreve se bashku me pjesen tjeter te opozites.
Azhornuar se fundi e hene 29 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›