E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce zbardhet vrasja e taksistit

Tre te rinj mes te cileve ekzekutori nje 16 vjecar jane arrestuar si autore te vrasjes se taksistit Fredi Tanelli nga Devolli i Korces.36 vjecari ishte zhdukur qe prej se dieles se kaluar ndersa automjeti I tij tip Benz C-klas ishte hedhur ne lume ne vendin e quajtur si Perroi I Kushes pasi te dyshuarit nuk kishin mundur dot ta shisnin ate.

Pas nje pune intensive duke perdorur dhe metodat speciale te hetimit finalizuan me sukses operacionin Lumi i Turbullt ne kuader te te cilit u be i mundur zbulimi dhe dokumentimi i plote ligjor i vrasjes se shtetasit Fredi Fiqiret Talelli vjec 36 i cili punonte si taksist ne rrethin e Devollit si dhe arrestimi i autoreve te dyshuar te kesaj ngjarje perkatesisht A. Xhacka 16 vjec banues ne Bilisht Elkero Adrian Ravani 21 vjec banues ne Bilisht dhe Domeniko Idajet Kumrija 19 vjec banues ne Elbasan. Fredi Talelli eshte vrare me arme zjarri dhe me pas i eshte grabitur automjeti tip Benz C-klas se bashku me dy aparate telefonik celulare dhe sende te tjera personale. Ne kuader te hetimeve te kryera rezultoi se autoret e ketij krimi ne Bilisht i kane kerkuar viktimes ti merrte si pasagjere dhe ne afersi te fshatit Korite shtetasi A. Xhacka ka qelluar viktimen me arme zjarri automatik duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Me pas autoret e kane zbritur viktimen nga automjeti duke e hedhur ne kodrat e fshatit Korite dhe jane larguar ne drejtim te qytetit te Elbasanit me qellim shitjen e mjetit te vjedhur ne nje shume prej 2000 euro tha zedhenesja e policise Klejda Plangarica.

Te afermit kishin humbur kontaktet me taksistin prej disa ditesh ndersa identifikimi i automjetit u be nga familjaret edhe pse te dyshuarit i kishin ndryshuar targen.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›