E Diel, 1 Nëntor 2026

E masakrojne me sepate vdes 37-vjecari. Policia kap autoret

Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Malinat të Beratit. Trupi i viktimës që mësohet të jetë shtetasi Ilir Muçi, u gjet pranë një lokali në fshatin ku ai jeton. Policia bën të ditur se  krimi është kryer me sëpatë ose ndonjë mjet tjetër të ngjashëm të mprehtë.

Blutë e këtij qarku njoftojnë gjithashtu se mesditën e sotme kanë arrestuar dy vëllezërit Sadik dhe Gjergji Muçi, të cilët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 37 vjeçarit.

Të dy të akuzuarit janë kushërinj me viktimën dhe mendohet se e kanë goditur atë, pas një zënke që kanë patur në lokal. Pas kryerjes së ekspertizës ligjore, mësohet se Ilir Muçi është goditur disa herë në kokë, çka më i pas i ka shktuar vdekjen.

Policia përshkruan se të tre pjestarët e fisit Muçi kanë qenë duke pirë në lokal, kur mes tyre ka patur një zënkë për motive të dobëta, e cila më pas është përshkallëzuar, pasi ata kanë dalë nga lokali. Materialet e kësaj çështje mbritën pranë organit të akuzës, ndërkohë që dy vëllezërit do të përballen me veprën penale të "vrasjes me dashje në bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›