Zjarret ne Vlore procedim penal per 4 persona

Zjarret në rrethin e Vlorës, të konsideruara të një përmase dhe rrezikshmërie të larte nuk kanë qenë aksidentale. Policia e këtij qyteti ka bërë të ditur për mediat përmes një komunikate se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj katër personave. Aleks Sallaku 39 vjeç, banor në fshatin Delisuf të rrethit të Vlorës, Feim Koçiaj 46 vjeç banor në fshatin Akërrni dhe Rrapush Bushaj 63 vjeç banues në fshatin Poro janë të akuzuarit e organeve të rendit pas hetimeve si shkaktarët e zjarrit në pyllin e Pish Poros.
Ata akuzohen nga policia se në daten 24 gusht, në orët e para të mëngjesit i kanë vënë zjarrin një sipërfaqeje të konsiderueshme në këtë pyll. “Për shkatërrim të pronës me zjarr” polica e Vlorës ka nisur gjithashtu procedim në gjendje të lirë për shtetasin, Leonard Haska 31 vjeç banor në qytetin e Vlorës. Ai akuzohet se në datën 24 gusht, rreth orës 13.30 i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje të konsiderueshme në Pyllin e Sodës.
Zjarret e rëna në qarkun e Vlorës janë shuar vetëm një ditë më parë, pas një operacioni dy ditor. Megjithë ndërhyrjen, dëmi paraprak përllogaritet të jetë në pyllin e Pish Poros 150 hektarë sipërfaqe e shkrumbuar plotësisht nga 2000 hektarë të këtij pylli, që shtrihet në zonën bregdetare. Zjarri i rënë në këtë masiv me pisha është më i madhi dhe më i rrezikshmi në jug të vendit.
Festim Llanaj