E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov per trafikun Droga permes Ballkanit ne Europe

Nëse vendet e Europës nuk marrin masa vendimtare kundër trafikut të heroinës, fitimet  e grupeve kriminale  në një vit do të arrijnë  të fitojnë në 500 miliard dollarë. Kështu shprehet Viktor Ivanov shefi  shërbimit federal të  antidrogës në Rusi, i cili bëri të njohur se çdo vit prodhohet në Afganistan 150 ton heroinë, çka do të thotë 100 miliard dollarë fitime për klanet e drogës.

Për të treguar se  trafiku i drogës, ka marrë përmasa të frikshme, ai përcolli si fakt se tre vjet më për numri i karteleve të drogës ishte vetëm 150 ndërsa ka shkuar së fundi në rreth 400. Këto shifra ai i ka përcjellë edhe autoriteteve shqiptare. Viktor Ivanov theksoi se vendet e ballkanit jane pjese itinerarit të kalimit të drogës në Europë, por vuri në dukje se në Kosovë disa grupe kriminale janë shndërruar në kartele

“Janë rreth 375 kartele të drogës që furnizojnë Europën dhe Rusinë.Secili ka logon dhe stampën e vet. Ne e shohim Shqipërinë si vend tranzit të kalimit të drogës drejt vendeve europiane. Kjo është për arsye objektive për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë. Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës por sipas të dhënave të shërbimeve partnere, në kët vend ka një farë përgatitje të lëndës narkotike e cila më pas ndahet në sasi dhe shitet”-tha Ivanov.

Shefi i antidrogës së Rusisë, nuk mendon se mafia ruse të ketë ndikim në Shqipëri, pasi siç thotë ai ajo i ka shtrirë interesat diku tjetër. Viktor Ivanov thotë se trafiku i drogës nuk mund të luftohet në mënyrë të pjesshme. Nëse do të tkurret diku, do të rritet diku tjetër,tha ai ndërsa vlerëson si zgjidhje, ndërprerjen e prodhimit të heroinës në Afganistan.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›