Terror ne Vlore hap zjarr ne mes te qytetit
Një ngjarje e pazakontë ka trembur pushuesit që gjendeshin në zonën e njohur si “Rinia” në qytetin e Vlorës, kur një person ka qëlluar disa herë në ajër me një pistoletë.
Episodi nuk ka shkaktuar të plagosur, por vetëm ka dëmtuar një automjet që ishte parkuar në rrugë. Dëshmitarët tregojnë se personi zbriti nga automjeti i tij dhe qëlloi disa herë në ajër, e më pas u largua mes pallateve. Policia ende nuk ka një version të qartë për ngjarjen, por është vënë në kërkim të autorit të kryerjes së saj.
Në momentin e të shtënave, zona ka qenë mjaft e populluar, për shkak të periudhës së plazhit dhe ditëve të fundjavës, që e kanë shtuar numrin e pushuesve. Pronari i automjeti të dëmtuar nuk ka gjetur arsye për dëmtimin e pësuar, duke deklaruar se ka qenë në shtëpinë e tij kur ka dëgjuar krismat.