E merr hisen
Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i Koalicionit për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli janë pajtuar në parim për ridizajnimin e marrëveshjes së mëhershme të koalicionit qeveritar.
Burime të Express kanë bërë të ditur se ata janë takuar të mërkurën në mbrëmje dhe janë afër marrëveshjes që Koalicionit të udhëhequr nga Pacolli t’i jepen dy ministri.
Zgjidhja duket se është gjetur te formimi i një Ministrie të re, asaj për Diasporën.
Përveç kësaj, Koalicioni për Kosovën e re do të marrë edhe një Ministri që aktualisht udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës.
Njërën nga këto dy ministri thuhet se do ta udhëheqë Ibrahim Gashi, i cili deri para disa javësh ka qenë nënkryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR).
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...