E merr zvarre me makine, pas sherrit ne qendren e internetit
Korce- Sherri per radhen ne kompjuterin e qendres se internetit, per pak sa nuk i ka marre jeten nje te mituri ne qytetin e Korces. Autori i dyshuar qe u vu ne pranga, eshte nje tjeter bashkemoshatar i te demtuarit, i cili ne inat e siper pasi ka pritur kundershtarin jashte lokalit me makinen e babait, e ka marre zvarre per 8 metra me qellim venien nen rrota. Per fat te mire 15-vjecari E. Sh., u dergua me urgjence ne spitalin rajonal dhe pas nderhyrjes kirurgjikale ndodhet jashte rrezikut per jeten, kurse i mituri me inicialet G. K., u ndalua nga policia. Incidenti sipas deshmitareve shok me viktimen, ka ndodhur oret e vona te mbremjes se hene ne qytet, ne nje qender interneti. Ne nje moment, G. K., banues ne fshatin Libonik te Korces, eshte konfliktuar me disa bashkemoshataret e tij. Gjate grindjes, fitues per radhen e uljes ne kompjuter ka dale nje tjeter bashkemoshatar dhe i inatosur, i mituri eshte larguar. Pasi ka perfunduar punen ne internet, grupi i adoleshenteve ka dale nga qendra per t'u kthyer ne banese. Por ne kete moment, 15-vjecari e priste me makinen tip "Benz", me targe KO 2405 B, prone e babait te tij. I ka dhene gaz mjetit duke marre perpara kundershtarin ne shenje hakmarrje. Ne tentative per ta shtypur i ka shkaktuar fraktura te renda dhe per ngjarjen u njoftua policia vendore. Grupi hetimor bllokoi mjetin ne cilesine e proves materiale, qe i mituri drejtonte pa patente dhe mori deshmite e te rinjve ne vendngjarje. Ky eshte rasti i dyte brenda 10 diteve, kur nje adoleshent plagoset pas sherrit ne nje qender interneti.