E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindet me te dashurin, studentja tenton flijimin

DURRES- Grindja me te dashurin dyshohet te jete bere shkak i tentatives se flijimit te studentes 21-vjecare nga Bulqiza, e cila eshte hedhur nga kati i peste i pallatit ku banonte me qira. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se hene ne lagjen nr. 1 te qytetit te Durresit, kurse vajza qe ndiqte vitin e trete te deges Menaxhim-Turizem ne Universitetin "Aleksander Moisiu", u dergua me urgjence ne spitalin rajonal, ku pas mjekimit te pare u dergua ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje kome. Megjithese lartesia nga ku A. D., eshte hedhur ka qene e madhe, per fat te mire studentja nuk ka nderruar jete, por plaget konsiderohen te renda. Ne momentin e ngjarjes mesohet se kane qene prezent edhe kater shoqet e dhomes, te cilat u moren ne pyetje dhe deshmuan se 21-vjecarja ishte perfshire nga nje gjendje depresive e momentit.

Nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje dhe deri ne oret e para te mengjesit te djeshem, kreu keqyrjen e apartamentit dhe shoqeroi shoqet e dhomes dhe te dashurin e vajzes. Hetimet po kryhen per "tentative vetevrasje ne momente depresioni". Kurse mjeket e spitalit te Durresit thane se gjendja e 21-vjecares, qe vazhdon vitin e trete ne Universitetin "Aleksander Xhuvani", ne degen Menaxhim-Turizem, mbetet e rende per shkak te frakturave ne gjymtyret e trupit dhe shembjeve ne trup si pasoje e lartesise se madhe.

Kater shoqet e baneses ku studentja nga Bulqiza jetonte me qira, u pyeten hollesisht nga agjentet, pasi dyshohej se mund te ishte edhe nje akt i kryer gjate grindjes mes tyre per motive te dobeta. Por te katerta te pyetura vec e vec, kane dhene te njejtin version, se mbremjen e se henes 21-vjecarja kishte takuar te dashurin e saj. Ne shtepi eshte kthyer e merzitur dhe ne gjendje te renduar shpirterore. Dyshohet edhe per nje ndarje perfundimtare te ciftit qe mund te jete bere shkak per aktin veteflijues, por hetimet nuk kane perfunduar ende dhe keto jane te dhenat paraprake sipas policise.

Per ngjarjen jane njoftuar familjaret e studentes, qe u moren ne pyetje per te zbardhur ndonje detaj apo shkak per tentativen. E plagosura mbahet nen kujdesin e mjekeve ne Spitalin Ushtarak te Tiranes dhe eshte ne gjendje te rende shendetesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›