E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 18 shtator 1873 Paniku i 1873-it

Paniku i 1873-it çliroi një depresion ekonomik ndërkombëtar të një shkalle të gjerë që zgjati deri në vitin 1879 në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa në disa vende të tjera edhe më gjatë. Paniku financiar u njoh me emrin Depresioni i Madh deri në vitet ‘30, por njihet gjithashtu edhe si Depresioni i Gjatë. Paniku u shkaktua nga rënia e kërkesës për argjend në shkallë ndërkombëtare, gjë që erdhi pas vendimit të Gjermanisë për të braktisur argjendin si standard të këmbimit pas luftës franko-prusiane. Në vitin 1871 Otto von Bismarck mori një shpërblim të majmë në ar nga Franca dhe i dha fund emëtimit të monedhave në argjend. Simptomat e para të krizës ishin dështimet financiare në Vjenë, kryeqytetin e Perandorisë Austro-hungareze, që u përhap në shumicën e Europës dhe Amerikës së Veriut deri në vitin 1873. Ishte një prej serive të krizave ekonomike në shekullin e 19-të dhe fillimin e 20-ës. Në Britani, si rezultat i panikut, erdhën dy dekada stanjacioni të njohura si Depresioni i Gjatë, i cili e dobësoi lidershipin ekonomik botëror të vendit. Në literarturën amerikane kjo ngjarje globale njihet si Paniku i 1873-it, ndërsa në Europë si Depresioni i Madh apo Depresioni i Gjatë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›