Retro/Press: Lumo Skëndo i shkruan Faik Konicës
Zot Kryeshkrones,
Ne numerat 7 dhe 8 te se Perkohshmes kish ca artikulha te renda per abecene kambiare. Dua, Zoteni, me lejet qe ep “kush do le te shkroje” te them dy fjale.
Shkronezat ka 20 vjet qe vendi yne i ka. Shqiptaret pak a shume kane shkruare dhe me pare ghuhen e tyre: pocilido me ne pale shkrona; ca me greqisht, ca me turqisht etj. qe nezet vjet e tehu Shqipetaret zghothne ne pale shkrona te cilat sot me teper se 50.000 nerez i nohin te tyre. Shkronezat qe zghodhi shoqeri e Stambolhit s’kane as ne qime te mete: jane te lehta, te bukura, te thjeshta dhe te mbaruara. Turqit, Greket dhe me teper Inghlizhiret i kane shume te shemtuara: hiqni dhe ndertoni t’atyreve!
Shqiptaret e Italise dhe disa albanologe shkruajne Shqipen secilido me ne abece q’eshte per te qeshure. Ne te perpiqemi qe t’i sjelhim n’udhe e te marin dhe ata shkronat tona kombiare.
Thoni se nga 387 letra, vetem 103 kini mare te shkruara me shkronezat kombiare; po jam sigure qe te tera letrat qe ke mare nga Shqiperia, jane te shkruara me shkronat tona! Ato jane te shkruara me shkroneza te huaja a i kane shkruare per gratin (qejfin) e se Perkohshmes, a po nuk i dine! Dhe jam sigure qe te mundesh te dergohesh e penguarve letra nga vendi yne, do te kishe per te mare me mijra letra ne te cilat do te luteshin te nderone shkronezat e se Perkohshmes. Ne shqiperi per fat te keq, ata qe s’dine frenghishte, po vetem shqip, nuk kendojnen dot te Perkoshmen. Zoteria jote qe desheron kaqe perparimin e memedhetarvet, duhet te nxitoc e te kthec shkronezat, ne do q’edhe bariu e bujku te kendojne fjalet t’embla te Perkoshmes!
Abetarja jone ka miresine qe do letre te kete ne ze te vecante, e do ze ka ne shkroneze per te; s’ka m’e rende e m’e shemtuare ghe sa te bashkojme dy a tri shkroneza per te nxjere ne ze. Kombet e tjere, qe s’kane kete fatbardhesi te kene per do ze ne shkroneze te vecante, qahem, e ne tek e kemi t’a hedhim? Cudi!
Shqiptaret shkronezet i kane: ay qe s’e di le te msoje! Jane fort te bukura: ay q’i di e kupton!
Te nderuarat shkronezat (letrat), Zoteni, a e dini c’do me thene? Te dhene ne shkelme ghithe atyre puneravet qe, me kaqe mundim, jane bere me 20 vjet e tehu. Ne ghe qe prishet s’behet dot lehte! S’kutpoj dot: ne vent qe te perpiqemi te shtojme perparimin, te punojme per te gremizur!? Mendjen e ne kombi te tere s’e kemi ne dore!
Ne kete shekelh thjeshtesi dhe lehtesija; qeshemi, kur duke pature ato, t’i hedhim poshte per te vene ne te vendet e n’eresire!
Ndarja na ka lene n’erresiret; le te heqim dore e te zeme bashkim e velhazerine. Shkurt: Ay qe ka vatur ne Shqiperi di qe shkronezat kombiare jane te perhapura me te kater anet; cdo neri i ndare: atyhereve qe s’u pelqejne dhe s’i perdorin do t’u themi: Kjo abetare ka ne te katert shekelhi qe perdoret; me mijera Shqiptare e dine dhe ne kete jane shtypure me teper libra Shqip!
Dhe ketu sos, e kam ndere t’u falem.
Nga Shqiperia me 7/19 te kolhozekut 1898.
Lumo Skendo
Zoti Lumo Skendua eshte nga ne femije te ciles ka te mblodha detyra memdheu. Ne ne mende me ne per shume ghera, na vjen keq qe esht, i ndare per punen e letrave. Miqesia e shendoshe qi a lith me te, besa qe kemi te mendia e tij, na jane ne siguri e miafte qe ne e do ghe kerkon me flage dhe drejtesi te miren e memedheut; pandaj, s’na esht e rende t’i themi velhazerisht qe ne punen e letrave lajthitet dhe lajthitet teper. Thame te numeri 7 shkaket qi na ndalojne te perdorim letrat e Stambolhit, nuke duam t’i perseritim. Por edhe te mos qene ato shkake, eshte ne tjeter ndalim: Le te themi qe porositme te ne fabrike letrat e Stambolhit dhe e shtypme me ate te Perkoshmen; neser do te doje ne Shqipetar ne Viene, ne Lhondon, ne Paris e ghetke te stypne ne biblhe; ato para qe ka per te shtypur biblhen, a te prishe per te prere shkrona? Me kete menyre c’do autor duhet ta dije te punone dhe hekurin/per ndtreshtin tone te vecante, na jep dore te mundim vetem ne midis ghithe Shqiptareve te shtypim dhe te shesim biblha; po ntreshti i kombit eshte kundre monopoleve. Ne sjemi prej atyre qi duan t’a bejen ghe te tyre ghuhen shqip; gezohemi per kundre te punohet dhe te lulezonte ghuha tone me te kater anet. Andaj letrat e Stambolhit qi ndalojne kete lulezimin e perghitheshme, qie bejne shkrimin dhe shtypjen e shqipes monopolin e ca neresve jane letra te liga!
Redaksia