E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, sot është dita e fundit e regjistrimeve

Sot është dita e fundit e procesit të regjistrimit të fituesve në universitetet publike. Sipas rregullore se Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të gjithë kandidatët duhet të regjistrohen pavarësisht preferencave të tyre, pasi në të kundërt do të eleminohen krejtësisht nga sistemi duke humbur kështu të drejtën e studimit për vitin akademik që pritet të nisë në tetor.
 

Ministria e arsimit u ka bërë apel fituesve t`u drejtohen sekretarive mesimore sipas fakulteteve përkatëse të cilat do të jenë të hapura sot deri në orën 18.00.

Pas përfundimit të regjistrimit paraprak pritet të shpallen vendet bosh në universitetet publike në gjithë vendin. Këto vënde do të vihen në dispozicion të të gjithë atyre të rinjve që janë në listën e pritjes në bazë të pikëve që kanë marrë.
 

Ministria e Arsimit nuk ka ende shifra të sakta per numrin e maturantëve të regjistruar deri tani, por mësohet se do të jenë me mijëra kuota të mbetura bosh edhe për shkak të lëvizjes në universitetet e shteteve të tjera.
 

Ndërkohë në datën 23 shtator pritet që të shpallet lista e fituesve në shkollat e larta në të gjithë vendin.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›