E mitura tenton vetëvrasjen

Një vajzë e mitur nga fshati Brezë i Shkupit ka tentuar t’i marrë jetën vetes, me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, në shtëpinë ku e mitura punonte si pastruese.
Sipas deklaratës dhënë në Polici nga pronarja e shtëpisë, 36-vjeçarja R.Sh, e mitura kishte ardhur e paftuar mbrëmjen e së hënës, dhe ishte ngjitur në katin e dytë të shtëpisë.
Pas pak, ishte dëgjuar një krismë dhe pronarja ishte ngjitur lart, ku vajza e mitur po dergjej në shtratin e dhomës së fjetjes.
E plagosura është hospitalizuar në Spitalin e Qytetit, ku i është konstatuar plagë e rëndë nga arma e zjarrit , në pjesën e barkut.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur pistoletën me dy plumba të pashkrepur, si dhe një gëzhojë./Indeksonline/