E nderuar në Kroaci
Këngëtarja Linda Halimi ka kaluar një natë të mrekullueshme në Kroaci me një divë dhe këngëtare kroate, e cila në çdo vend të ish – Jugosllavisë ngjall nostalgji me këngët e saj.
“Kur një ditë të kthehesh ti” dhe interpretimi i një riorkestrimi të kësaj kënge nga Florent Boshnjaku ka bërë që diva kroate, Tereza Kosovija ta ftojë Lindën në një koncert atje, ndërkaq këngëtarja thotë se ka biseduar më të për shumë bashkëpunime, që pritet t’ia lë kohës t’i dëshmojë.
“Për të gjitha ato që kam biseduar nuk kisha dashur që të flas tani, por vetëm mund të them se kam biseduar për shumë gjëra më këngëtaren. Janë thjesht disa organizime të tjera në Kroaci, por që tani nuk mund të flas për to”, ka thënë Halimi në një bisedë të shkurtër për Express.
Sipas Halimit, këto biseda që i ka bërë me këngëtaren kroate nuk do t’i bëjë publike sepse nëse ndonjëra prej tyre nuk realizohet, atëherë mediet do të mund të gjykojnë për këtë.
Ndërkaq, sa i përket qëndrimit, Halimi ka thënë se ka qenë një pritje madhështore për të. “Ishte një pritje në mënyrën më madhështore të mundshme. Madje, jam habitur së si jam pritur nga publiku kroat atje dhe për mua kjo ka qenë njëra prej surprizave më të mëdha që kam përjetuar”.
Linda ka marrë edhe opinione të mira për këngën që ka kënduar nga Tereza, por edhe nga të tjerët.
“Ka qenë kompozitori i Terezës që ka punuar edhe këngën ‘Kur një ditë të kthehesh ti, Jelo Jusic, të cilët kanë folur shumë mirë për këngën dhe interpretimin tim. Madje, komentet e Terezës dhe Jelos mund t’i shihni edhe nëpër televizionet kosovare”, thotë Linda.
Ajo ka thënë se në këtë udhëtim nuk mund të lë pa përmendur edhe Florent Boshnjakun, Margarita Boshnjakun dhe Linda Shalën, por edhe televizionin KTV që i kanë qëndruar pranë.
“Ishte thjesht një ndihmë morale që ka një domethënie shumë të madhe për mua, përderisa për paraqitjen skenike më ka ndihmuar shumë Valdrin Sahiti dhe butiku ‘London’”.
Në lidhje me planet e ardhshme, Linda ka thënë se është duke pushuar, por edhe nuk do të ngutet për të bërë këngë për çdo ditë.
“Jam në përgatitje për ta bërë një baladë, të cilën pritet që ta kompozojë Florent Boshnjaku, një gjë që e ka bërë edhe më parë. Dëshiroj që kur të punoj një këngë, të mbete kryevepër, pra nuk do të ngutem të bëj këngë për çdo ditë”, ka thënë këngëtarja.
Linda ka shtuar se është duke i tubuar energjitë dhe për këtë ka zgjedhur që të pushojë pak, ndërkaq këngët e mira nuk do të mungojnë nga ajo.
Përndryshe, Linda kishte planifikuar të merrte pjesë edhe në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), të cilin e kishte quajtur festival komunist, përderisa këngëtarja kishte pasur konflikt në fundvit edhe me producentët e festivalit “Kënga Magjike”, të cilët e kishin eliminuar atë nga kjo garë.