E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ngjizur prej lindjes dhe vdekjes

 
 
Një mirënjohje të thellë për popullin shqiptar. Ishte ai që e krijoi këtë kryevepër shpirtërore, të ngjizur prej gëzimit të lindjes dhe të strukturuar prej dhimbjes së vdekjes.Ky është thelbi i kulturës iso-polifonike, një trashëgimi mijëravjeçare e bashkësisë njerëzore, e cila ende interpretohet dhe jeton kur njerëzit mblidhen së bashku kokë më kokë dhe po së bashku e mbajnë gjallë atë. Për këtë arsye enciklopedia që kini sot në duar është dëshmia e vlerave që kanë krijuar këngëtarët, instrumentistët dhe rapsodët popullorë, valltarët dhe mjeshtrat duarartë të veglave muzikore; aty është pohimi se vlerat e iso-polifonisë tek shqiptarët, tek grekët, vllehët dhe evgjitët janë shprehje e bashkekzistencës njerëzore; se iso-polifonia është mozaiku ynë kulturor i bashkëjetesës, i evidentuar edhe përmes veprave të studiuesve tanë e të huaj, gjatë gjithë historisë sonë, të vjetër e të re.
Pjesë e fjalës së autorit mbajtur dje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›