E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Tiranës Koncert gala në fundvit

 
 
Për herë të parë Banda e Tiranës del në koncert Gala në skenën e Akademisë së Arteve në datën 29 dhjetor. Programi i shfaqjes përmban vepra nga repertori më i mirë i muzikës klasike. Marrin pjesë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si tenori Gaqo Çako, sopranoja Edit Mihali, solistja Roza Topi. I ftuar është grupi "Folk Tirana". Në program parashikohen dy numra me muzikë xhaz që interpretohen nga kuarteti i saksofonave, pjesë e orkestrës. Dirigjent dhe drejtues artistik është mjeshtri Fatmir Foçi. Sipas drejtorit të Qendrës Kulturore "Tirana", Kiço Londo, në fundvit spektatori do të ketë një aktivitet më shumë, një koncert klasik nga Banda e Bashkisë së Tiranës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›