E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradoksi i botes muzikore

 
 
Megjithëse Shqipëria zotëron një ndër thesaret më të pasura dhe më të larmishme të muzikës folklorike në kontinentin evropian, kjo muzikë ende mbetet e panjohur dhe ky fakt përbën një ndër paradokset e botës muzikore.
Muzika shqiptare dhe iso-polifonia e saj folklorike do të bëhen shumë më të njohura nëpërmjet botimit të libri mjaft të vlefshëm. Kushdo prej nesh që e dashuron këtë muzikë por nuk ka pasur mundësi të mësojë më shumë për të, ndjehet borxhli ndaj Profesor Toles, dhe ata të cilët e duan këtë muzikë por nuk janë shqipfolës i shprehin mirënjohjen Fondit Ambasadorial të Departamentit Amerikan të Shtetit për ndihmën bujare në përkthimin dhe botimin e këtij libri. Kjo enciklopedi është pikënisja më e mirë për këdo që dëshiron të njihet me këtë muzikë të bukur dhe prejardhjen e saj të lashtë.
Përkthyesja e veprës për iso-polifoninë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›