E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohen mjekët që kundërshtuan zaptimin e Traumës

Sipas mjekëve të Qendrës së Traumës, shërbimi nuk u jepet më pacientëve në mënyrë korrekte. Drejtoria na ndalon mbledhjet  
 
Ushtaraku
 
 
Mjekët e Spitalit Ushtarak të cilët kanë kundërshtuar zaptimin e Qendrës së Traumës nga firma turke, kanë marrë kërcënime me pushim nga puna nëse vazhdojnë me këto kundërshtime. Madje mjekët, të cilët kanë firmosur peticionin kundra këtij vendimi tashmë nuk lejohen më të bëjnë mbledhje brenda ambienteve të spitalit, për të diskutuar në lidhje me copwtimin që po i bëhet atij. Këtë e pohojnë vetë mjekët e Qendrës Kombëtare të Traumës, të cilët theksojnë se po shkelen padrejtësisht jo vetëm të drejtat e tyre, por të drejtat e gjithë popullit. Kërcënimet ata ia kanë adresuar së pari drejtorit të tyre, Bedri Mihaj, por ky i fundit i kontaktuar në telefon ka mohuar akuzat e mjekëve të jenë të vërteta. Ndërkohë mjekët e Qendrës së Traumës pohojnë se pas zaptimit që ka bërë firma turke në shumë ambiente jetësore të spitalit, tashmë shqiptarët nuk mund të marrin më shërbim korrekt në këtë spital. "Ne i themi popullit se nuk ka më shërbim Traume. Jemi të shqetësuar se po luhet jo vetëm me ne mjekët, por edhe me fatin e shqiptarwve, pasi kjo qendër ka cilësinë e vlerës kombëtare",- pohojnë mjekët e Spitalit Ushtarak.
Kërcënimet
Revolta e tyre për të kundërshtuar zaptimin e Qendrës Kombëtare të Traumës është shpërblyer me kërcënime. Ky është pretendimi i mjekëve të këtij shërbimi, të cilët pohojnë se vetë drejtori i tyre ka pohuar se e ka të pamundur të punojë më me ta. "Drejtori na ka thënë se nuk i punohet më me ne, për shkak të kundërshtimeve që po i bëhen. Nuk na jep më të drejtë të bëjmë mbledhje në sallën e mbledhjeve, për të diskutuar për këtë probleme",- pohojnë mjekët. Sipas tyre, drejtori e ka këtë e ka argumentuar me faktin se ata janë ushtarakw dhe mbledhjet janë të paligjshme. Por ky argument është cilësuar tepër absurd dhe i padrejtë, pasi mjekët pohojnë se po shkelen të drejtat e tyre. Madje ata theksojnë se Drejtoria nuk ka pranuar as kërkesën e tyre për të marrë të fotokopjuar marrwveshjen që është bërë mes Drejtorisë së Spitalit Ushtarak dhe firmës turke, për dhënien e ambienteve me qera. "Sot kemi bërë mbledhje dhe i kemi bërë kërkesë drejtorisë për dhënie informacioni, sipas porosisë së Ministrisë së Mbrojtjes. Kështu, në mbështetje të Ligjit 8503 i vitit 1999, të Republikës së Shqipërisë, kërkuam dokumentacionin e plotë të klinikës turke dhe dokumentacionin e plotë midis spitalit dhe fondacionit që ka investuar për rikonstruksionin e spitalit",- pohojnë mjekët duke shtuar se drejtoria u ka dhënë përgjigje se ato marrëveshje, nuk mund t'i marrim të fotokopjuara.
Cenohet shërbimi
Ne i themi popullit, se nuk ka më shërbim Traume. Ky është alarmi që dhanë dje mjekët e Shërbimit të Qendrës Kombëtare të Traumës, të cilët pohojnë se zaptimi prej turqve i ambienteve jetike, nuk e bën më të mundur dhënien e shërbimit në mwnyrë korrekte. "Para se të copwtohej nga turku, ky spital i ka të gjitha mundësitë për t'i dhënë ndihmë të menjëhershme një autobusi të rrëzuar plot me njerëz. Por tani kjo nuk mund të realizohet pasi ky spital është kapur në grykë tinëzisht duke zënë hapwsirat jetësore, të cilat sot, sipas tyre quhen të pavlefshme ose të lira, por që nuk është e vërtetë",- pohojnë mjekët. Sipas tyre, firma turke ka zaptuar një pjesë të rëndësishme të sallave të operacionit, qw quhet Salla e Zgjimit. Është lënë pa punë pjesa më e madhe e Urgjencës, ku sipas mjekëve nuk i funksionojnë 2 salla të ndihmës urgjente të tw sëmurit. "Kjo punë është bërë me një qëllim të caktuar, që të ulet efektiviteti i traumës dhe të dalin në pah paaftësia e spitalit dhe e doktorwve, që nuk mund të japin shërbimin",- pohojnë mjekët, duke shtuar se kjo vjen si rezultat i një strategjie për ta nxjerrë jashtë loje Spitalin Ushtarak.
Mjekët
Mediu të na thotë, nëse Turqia do ta lejonte këtë skandal
I drejtojmë një kërkesë dhe lutje ministrit tonë të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që këtë që po bën firma private turke me Spitalin Ushtarak, të na e realizojë edhe ne një spital ushtarak të Turqisë. Kështu u shprehën mjekët e Spitalit Ushtarak duke e cilësuar atë, skandal që nuk ndodh në asnjë vend të botës. "Nëse ministri ynë guxon dhe i thotë homologut të tij turk, që ne disa civilw të vemi dhe të futemi në Spitalin Qendror të Turqisë, atëherë edhe ne do ta tolerojmë këtë situatë skandaloze. Por nuk besojmë se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë!",- theksuan mjekët e revoltuar, duke shtuar se Spitali Ushtarak për ta është përmendore e moralit të një kombi. Sipas tyre pikërisht me këtë përmendore po luhet në mënyrën më skandaloze, duke vënë në udhëkryq fatin e një populli.
Ushtaraku, firma turke liron 7 dhoma
Në katin e tretë të Spitalit Ushtarak firma turke ka boshatisur 7 dhoma të cilat i mbante në zaptim. Madje ata kanë hequr gjthçka nga këto ambjente sa nuk kanë harruar të marrin edhe perdet. Sipas mjekëve të këtij spitali zbrapsa e tyre është bënë në orët e vona të 4 netëve me para dhe në ëmnyrë të fshehtë."Mendojmë se kjo zbrapsje është bërë se ata nuk kanë patur dokumentacion dhe menduam se ne mjekët nuk do të ngriheshim për ta kundërshtuar këtë gjë",- pohojën ata duke shtuar se ta kërkojën që firma turke të zbprapest edhe nga amnjetet e tjera që i mabn në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj e ka argumentuar boshatisjen e këtyre hapsirave si mbarim të marrëveshjes me firmën turke për ti mabjtur këto ambjente.
Mihaj: Mjekët nuk janë kërcënuar
Mjekët nuk janë kërcënaur nga askush dhe mendojmë se kemi qenë transparent me ta në ëmnyrë të përpiktë. Kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj duke theksaur se mjekëve u janë vënë në dispozicion i gjithë materiale që kanë kërkaur për të verifikaur marrëveshjet mes fimrës turke dhe drejtorisë. "Mendoi se kemi qënë transperent me mjekët dhe nuk është e vërtet që janë kërcënuar",- pohon Mihaj. Siaps tij hapsirat që u janë dhënë firmës turke nuk kanë prekur funksionin e shërbimit të Qendës Kombëtare të Traumës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›