E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali pranga skafistit shqiptar. Po transportonte 300 kg marijuane

Rreth 300 kilogram marijuanë janë sekuestruar nga forcat ushtarake italiane në ujrat e Leçes, ndërsa është arrestuar skafisti, një 33- vjeçar shqiptar. Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në kuadër të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës përgjatë brigjeve të Kanalit të Otrantos.

Forcat e Guardia di Finanza pikasën skafin e nisur nga Shqipëria, me një gjatësi prej rreth 5 metrash me të cilin transportoheshin rreth 15 çanta të mëdha të mbushura me marjuanë. Pasi kuptoi se ishte zbuluar 33- vjeçari shqiptar, tentoi t’i shmangej arrestimit duke u drejtuar drejt bregut ku filloi të shkarkonte ngarkesën. Perpjekja e tij rezultoi e dështuar pasi forca të tjera ushtarake mbërritën në vendngjarje, ku bënë të mundur arrestimin e shqiptarit dhe bllokimin e lëndës narkotike.

Operacioni vazhdon, në përpjekje për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. (/repubblica)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›