E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E pabesueshme, Adriano ndahet nga gruaja 24 ditë pas martesës

Ndoshta ajo mes Adriano “Perandorit” dhe Micaela Mesquita mund të hyjë në histori si një nga martesat më të shkurtra ndonjëherë: siç raporton Extra në Brazil, u ndanë vetëm 24 ditë pasi u martuan. Arsyeja? Duket se ish-sulmuesi i Interit ka shkuar për të vizituar miqtë në Vila Cruzeiro, në Penha, ku është rritur, në veri të Rios, duke u kthyer në shtëpi vetëm dy ditë më vonë.

Ai kishte shkuar për të parë ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës, por nuk e njoftoi gruan e tij dhe nuk dha asnjë shpjegim. Të dy u grindën dhe më pas u ndanë. Në rrjetet sociale ata kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin dhe kanë fshirë disa postime në të cilat ishin bashkë. Plani i të dyve ishte që këto ditë të bënin një festë private, vetëm për familjarët dhe miqtë shumë të ngushtë, pa luks apo festime të mëdha. Por më pas ndarja prishi të gjitha planet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›