E Diel, 1 Nëntor 2026

E pabesueshme, Juliana Pasha transformohet në baby seksi



Redona Sadiku

Mbasi dëgjuam versionin e ri në anglisht, të këngës që do të na përfaqësojë në Eurosong, kurioziteti tashmë ishte i gjithi për klipin. çfarë kishte menduar stafi për fabulën e një klipi, i cili do të shihet nga mbarë Evropa? Impakti i parë në gjuhën angleze, i titulluar “It”s all about you”, ishte pozitiv. Kënga nuk kishte pësuar ndryshime të mëdha dhe ritmi është ai që të tërheq. Gjithashtu, Juliana Pasha kishte bërë një ndryshim në paraqitjen e saj duke iu përshtatur ritmit rinor dhe fabulës së këngës, ku binin në sy disa kilogramë më pak pak, por edhe veshja shumë trendy. Por nuk mbaron me kaq. Pak ditë më parë, ne patëm mundësi të shohim klipin i cili në disa elementë të saj na ka befasuar si, p.sh detajet paksa mistike dhe disa efekte speciale që janë menduar të futen si risi në këtë klip. Por befasi e vërtetë ishte vetë këngëtarja, Juliana Pasha. Sikur të mos e dinim se për cilën këngëtare bëhet fjalë dhe të mos dallonim zërin e saj shumë të veçantë, gjithkush mund të vinte bast se ajo nuk është Juliana Pasha. Këngëtarja që ka rreth 10 vite në skenë dhe është ndër të paktat që nuk ka eksperiementuar me pamjen e saj, kësaj here ka bërë një revolucion të vërtetë. E transformuar komplet, ajo vjen në klip me një pamje shumë seksi. Nuk ka preferuar flokët e saj, por ka vendosur një paruke të verdhë, si dhe tiparet e fytyrës, sidomos buzët, duken fare të ndryshuara. Ajo që na shkon ndër mend është ndërhyrja në buzë dhe në borsat e syve, që tashmë po bëhen rëndom në klinikat tona ose mund të jetë edhe talenti i ndonjë grimieri me aftësi magjike, por gjithsesi ajo e para është më e besueshme. Padyshim duket bukur, më e re, më seksi, por ka një problem, nuk është më Juli por dikush tjetër, një tip sozie e Britney Spears. Me siguri kjo duhet të ketë qenë një ekzigjencë e autorëve të këngës, të cilët e dinë mirë se sa impakt krijon një femër e pashme në atë skenë, por ideja për ta tjetërsuar na duket pak e tepruar. Dhe më interesant dhe intrigues na duket fakti se si kanë arritur ta bindin Julianën për të bërë një ndryshim të tillë, duke pasur parasysh se këngëtarja ka një adhurim të pamatë për besimin e krishterë e për pasojë edhe për disa rregulla që ky besim predikon, si p.sh njeriu nuk duhet të ndërhyjë në punët e Zotit, në këtë rast në trupin e tij. Mbase në disa raste si kjo e Eurosong, mund të bëhen edhe përjashtime. Gjithsesi për momentin kënga është pritur mirë dhe komentet janë shumë pozitive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›