E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohet grupi i shqiptarëve me 8 kg kokainë



ITALI – Dymbëdhjetë persona, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë u arrestuan dje nga Policia e Bolonjës, në Itali, në kuadrin e një operacioni antidrogë. Lajmi u bë i ditur nga agjencitë e lajmeve të vendit fqinj. Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Mali i bardhë 2009”, përveç të prangosurve është sekuestruar një sasi prej tetë kilogramë kokaine. Bëhet e ditur se grupi drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, Roland dhe Shkëlqim Torku, 26 dhe 37 vjeç. Sipas mediave, më i madhi nga të cilët ishte person nën hetim për një vrasje, ngjarje e ndodhur në Gjermani. Droga importohej nga Holanda dhe nga Spanja dhe më pas shpërndahej në tregun e Emilia Romanjës dhe në Veneto. Tjetër shqiptar i prangosur nga operacioni ka qenë edhe Ervin Leka, 23 vjeç. Bëhet e ditur se hetimet për këtë grup të trafikut të narkotikëve kishte filluar shtatë muaj më parë. Arrestimet e para në kuadrin e operacionit të përfunduar dje, janë shënuar në nëntor të vitit 2009. I pari i arrestuar ishte një nga “korrierët” e grupit, teksa po kthehej nga Barcelona. Kur ai ka zbritur nga trageti në tokën italianë, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë kilogramë kokainë të fshehura në automjetin e tij. Sipas mediave italiane ai ishte Mirko Xhakopuci, 28 vjeç, I ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare Xh. Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›