E pafajshme, gjykata e Riminit liroi shqiptaren e dënuar me 25 vite burg
Interpoli revokoi kërkimin ndërkombëtar pas pafajësisë së dhënë nga gjykata shqiptare, Artina Hyzellari kthehet në familje. U arrestua në ditët e muajit të mjaltit
Pak ditë pas martese iu vunë prangat, akuzohej për vrasjen e ish-të dashurit të saj në Korçë. Por, vetëm ditën e djeshme do të rifitonte lirinë e munguar prej një viti, pas tërheqjes së mandatit të kërkimit ndërkombëtar nga Interpoli shqiptar. 34-vjeçarja ishte në prag ekstradimi nga drejtësia italiane, e cila vendosi muaj më parë që gruaja e re të kthehej në Shqipëri për të vuajtur 25 vitet e burgut dhënë për vrasjen e ish-të dashurit. Artina Hyzellari është liruar ditën e djeshme nga Gjykata e Riminit, edhe pse ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga policia shqiptare. Siç bën të ditur media italiane, shqiptarja është lënë e lirë dhe është kthyer tek bashkëshorti italian, pasi iu revokua mandati i kërkimit nga Interpoli. Avokati i saj, Moreno Maresi, është tashmë duke përgatitur dokumentacionin për dëmshpërblimin e 34-vjeçares për kohën që ka ndenjur padrejtësisht në burg, pasi ka qenë vetë prokurori që i komunikoi dënimin prej 25 vitesh e që i komunikoi sërish gruas që nuk ka elementë që të provojnë se ajo ka vrarë ish-të dashurin. Artina mësohet të ketë mbërritur në Itali në vitin 2006. Është njohur me bashkëshortin e saj në një bar, i cili e ka punësuar që t’i shërbejë nënës së tij të moshuar. Pas disa kohësh, do të dashuroheshin dhe do të vendosnin të martoheshin. Por, në muajin e mjaltit, mjalti do t’u kthehej në helm, pasi policia arrestoi nusen e re për vrasjen e ish-të dashurit në Shqipëri. Ndonëse 34-vjeçarja mohoi kryerjen e një krimi të tillë, policia italiane zbatoi urdhrin e Interpolit shqiptar i cili kërkonte arrestimin e saj. Madje Gjykata e Apelit në Bolonjë do të vendoste edhe ekstradimin e saj në Shqipëri disa kohë më parë. Por, mbërritja e vendimit të gjykatës shqiptare ndryshoi gjithçka, pasi gruaja ishte shpallur e pafajshme dhe nuk duhej ekstraduar drejt vendit të origjinës, duke fituar në këtë mënyrë lirinë.
Arrestimi
Ajo u vu në pranga në momentin që ishte duke bërë muajin e mjaltit me burrin. E arrestuara Artina Hyzellari asnjëherë nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj saj. Në momentin e arrestimit ajo ndodhej nën shoqërinë e të shoqit 55-vjeçar me iniciale R. C. Burri, siç u kishte thënë më pas karabinierëve, nuk dinte asgjë për kushtet e së shoqes. Në momentin e arrestimit ai kishte mbetur i befasuar, ndërsa ajo ishte e qetë, dhe kishte thënë se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Të dy ishin martuar prej pak kohësh. Autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti më 18 nëntor 2007 nga Gjykata e Korçës. 34-vjeçarja duhet të vuante dënimin me burg prej 25 vitesh, pasi akuzohej për një vrasje të kryer në 2005-n. Në gjurmë të saj kishte rënë Interpoli, që kishte sinjalizuar më pas karabinierët. Në momentin e arrestimit, ajo kishte më pak se një muaj që ishte martuar në Itali, por “muaji i mjaltit” iu është prishur në mes nga një vizitë që nuk e prisnin. Të paktën dhëndri, se nusja dukej e qetë në pamje të jashtme. Prangosja u bë në 13 gusht 2008 në Saludecio. Karabinierët e repartit të Riminit në bashkëpunim me Interpolin, arrestuan shqiptaren Artine Hyzellari e shumëkërkuar, lindur në Pogradec, me qëndrim në Itali. Ajo u la e lirë dje, “duke përfunduar një periudhë ankthi”, siç ka thënë 34-vjeçarja.