E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, tetë të plagosur në dy aksidente



Tetë persona mbetën të plagosur nga dy aksidente të ndryshme të ndodhura në rrethin e Dibrës. Sipas burimeve nga policia, aksidenti i parë ka ndodhur pranë fshatit Kastriot, ku si pasojë e përplasjes u plagosën pesë persona, ndërkohë që pak orë më vonë në vendin e quajtur “Kthesa e Llasenit”, një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë tre persona u plagosën. Ndaj të plagosurve u dha ndihma e parë, duke i dërguar ata në spitalin e qytetit të Peshkopisë. Në vendngjarje shkoi edhe policia, e cila ngriti një grup pune për të hetuar shkaqet e aksidenteve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i tyre ka qenë moti i keq.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›