Itali, sulm racist ndaj dy punëtorëve shqiptarë
Sulm racist ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Venecia. Ndaj tyre është ushtruar dhunë, duke u shkaktuar dëmtime të rënda. Të dy emigrantët punonin në qytet si kamerierë. Policia ka nisur hetimet dhe dyshohet se autorët janë militantë të partisë “Lega Nord”, e dalluar për politikat dhe programet e saj raciste për sa u përket emigrantëve. Sipas mediave italiane, policia ka ngritur një grup pune pas denoncimit të kryer nga dy emigrantët shqiptarë dhe po hetohen në disa pista. Shqiptarët janë sulmuar dhunshëm nga katër persona dhe dëmtimet kanë qenë serioze. Ata janë transportuar në spital dhe sipas mjekëve njëri prej tyre ka dëmtime më të mëdha dhe do t’i duhen 30 ditë të marrë veten.