"E para ishte (duhet të jetë) fjala"
Lexoj shtypin, shoh lajmet dhe sa më tepër i avitemi ditës së zgjedhjeve, aq më i madh bëhet refuzimi im për të shmangur çdo lloj informacioni në lidhje me to. Arsyeja? Neveria për të gjithë arsenalin e retorikave boshe, sharjeve, nëpërkëmbjeve, mashtrimeve me shumë zero, e mbi të gjitha përdorimi e keqpërdorimi që kërkuesit e votës u bëjnë dy të drejtave të shenjta të zgjedhësve: asaj për të pasur në krye një udhërrëfyes
vizionar dhe besimit tek e nesërmja më e mirë. Të drejta të shenjta, por gjithkahershëm të nëpërkëmbura, nga regjimet, pushtetet, klikat, sundimtarët, qeveritarët, pra raca e politikanëve. Ata që në të gjitha kohërat, me hir a me pahir, dhe sigurisht edhe falë indiferencës, mefshtësisë dhe qorrllëkut të njerëzve, kanë luajtur në kurriz të tyre. Për një arsye të vetme (edhe pse ka qindra të tjera syresh të dukshme e të fshehta) jam e bindur që sot kahet e pushtetit, ngjyrat, partitë, koalicionet e fraksionet, janë më të njehsuara se kurrë. Elementi që i bën dukshëm bashkë është gjuha e njëjtë që përdorin për të bërë përpara, drejt mendjes së njerëzve, duke u përpjekur ta nxjerrin prej andej "kundërshtarin" për veshësh e me shqelma. Kjo gjuhë, ose e folme, që ngjan me një kosh rrobash të palara, njëra më e zezë se tjetra, më sjell ndërmend një shprehje për politikanët: "Ata janë si të mbathurat: duhen ndërruar shpesh dhe për të njëjtën arsye". Po pa shkuar te bëmat e tyre, në këtë shkrim dua të ndalem vetëm tek e folura, te të thënat, sloganet, fjalët e fjalitë që po bëhen gati të hidhen, (në fakt kjo ka filluar tashmë) në veshët tanë, në ditët tona. Ky ritual nuk kursen, nuk fal, përfshin dhe shtrihet në çdo skutë të periudhës që quhet fushatë zgjedhore. Të gjithë ata që pretendojnë të zgjidhen, pavarësisht kahut që përfaqësojnë, kapin tribunat për të vjedhur vrer, për të mbjellë mjegull e inat, me shpresën e korrjes së votave. Kjo metodë shpesh ka funksionuar, pasi fjalët e shumta të lëshuara pa lidhje, pa një bosht, të kallajisura e stisura, të trullosin, të marrin mendjen, përveçse që, te një pjesë e njerëzve, mund edhe të nxisin kuriozitetin pervers për bëmat personale a familjare të votëkërkuesve, duke ua shmangur kësisoj vëmendjen nga thelbi. Me afrimin e ditës finale, trysnia e fjalëve boshe dhe fyerjeve shtohet aq shumë, sa të gjithë urojnë vetëm një gjë: fund sa më të shpejtë të maratonës zgjedhore. Por ky është edhe rreziku më i madh. Lodhja e shumicës është momenti më i përshtatshëm i pakicës për të realizuar marrjen e pushtetit, për të celebruar edhe njëherë faktin se njerëzit vetë ua dhanë drejtimin e fatit të tyre në pjatë të artë, duke mos u kthjelluar, edhe këtë herë, për realitetin e hidhur që shpesh në votime "sovranët" nuk janë votuesit, por numëruesit. Unë nuk e di se si do të shkojnë muajt e mbetur deri në 28 qershor. Nuk di se si po gatiten fushatat, paradat, mitingjet, koncertet, debatet, spotet televizive të kandidatëve, se çfarë T-shirt-esh do të veshin koret e mbështetësve, apo se çfarë tullumbacesh do të mbajnë vogëlushët që u nderin faqet liderëve, por, me shpresën dhe besimin e madh për ndryshim, do të uroja që një mendësi e re të lulëzonte e rritej më në fund edhe në anët tona. Mendësia e njerëzve që nuk shajnë, nuk përdorin e vetëpërdorin familjarët, mendësia e atyre që përbëjnë shumicën tonë, pleq e të rinj qofshin, që nuk do të nisen të votojnë të keqen më të vogël, por që do të refuzojnë uzurpimin e kandidaturave duke gjeneruar së brendshmi e vendosur së lartmi atë që më mirë i përfaqëson. Kjo mund të duket e paarritshme, sikundër mund të na duket lindja e diellit në terrin e natës, por është plotësisht e mundur. Edhe në këtë rast, si në çdo zanafillë e "para ishte (duhet të jetë) fjala". A mund të vazhdohet t‘u besohet atyre që e kanë nisur, pikërisht me ndyrjen e përlyerjen e saj? Ndërkaq, më vjen në mend Presidenti Obama, i famshëm për mirëpërdorimin e fjalës dhe për zgjedhjet e duhura që kanë goditur zemrat e njerëzve, duke u rikthyer shpresën. Nuk e di se sa i suksesshëm do të jetë në detyrë, se si do t‘i vejë halli me sistemin financiar, paketat stimuluese, sistemin shëndetësor, krizën e kredive, luftërat apo reputacionin e Amerikës në botë. Vlerësimet i takojnë së nesërmes, por përshtypjet e para mund të jepen edhe sot. A e dini përse, ndër të tjera, e votuan brenda vendit, dhe po nisin ta respektojnë jashtë tij, ndryshe nga paraardhësi? Lexoni më poshtë: "Sot po ju them se sfidat me të cilat përballemi janë të vërteta, serioze dhe të shumta. Nuk do të kalojnë brenda një kohe të shkurtër, por, Amerikë, ato do të përballohen, sepse ne zgjedhim shpresën në vend të frikës, unitetin e qëllimit ndaj konfliktit dhe grindjes. Këtë ditë u japim fund ofendimeve dritëshkurtra dhe premtimeve false, akuzave dhe dogmave të dala boje, që për shumë kohë i kanë marrë frymën politikës. Ka ardhur çasti që t‘u japim fund çilimillëqeve, të rikonfirmojmë shpirtin tonë të paepur, të zgjedhim një të ardhme më të mirë, të çojmë përpara atë dhuratë të çmuar e premtim të Zotit se të gjithë jemi të barabartë, të lirë dhe meritojmë një shans për të qenë plotësisht të lumtur", (fjalimi i betimit presidencial); "...Pavarësisht se të shumtë në numër ne jemi një; çdo frymëmarrje e jona është një shpresë e re më shumë. Cinikëve, dyshuesve, mosbesuesve, atyre që na thonë se ‘nuk mundemi‘ do t‘u përgjigjemi me kredon e gjithëkohshme, në të cilën mishërohet vetë shpirti njerëzor: ‘Po, ne mundemi‘", (fjalimi i natës së fitores, më 4 nëntor); "Gjërat nuk do të ndryshojnë nëse ne vetëm presim njeriun dhe kohën e duhur. Ne jemi ata që po prisnim. Ne jemi ndryshimi", (gjatë fushatës elektorale). "...E di që dialogu mund të mos jetë i lehtë. Ka nga ata që këmbëngulin që ne duhet të përcaktohemi jo nga të përbashkëtat, por nga ndryshimet. Por le t‘i kujtojmë botës vargun e shkruar nga poeti i madh Saadi, shumë vite më parë: "Bijtë e Adamit janë gjymtyrë të njëri-tjetrit, pasi janë ngjizur nga i njëjti brumë", (urimi drejtuar
popullit iranian me rastin e Nevruzit). Në fund unë një pyetje kisha: A kemi dëgjuar fjalë të tilla në politikën tonë, fjalë që përcjellin thelbin e qenies sonë: humanizmin, dritën, faljen, shpresën, besimin, sakrificën; fjalë që të rinxjerrin në sipërfaqe energji që nuk ke ditur që i ke, që t‘i kanë shtypur me sharje, ofendime, trillime, premtime, denigrime? Mendoj se sot është shumë e lehtë të vlerësosh mesazhin kallp nga ai i vërtetë. Përvoja që kemi dhe shembujt janë të shumtë. Por fjala është si thika me dy presa: mund të të gënjejë, sikundër mund të të japë krahë e hapë horizont. Por për fat, për të bërë dallimin na është dhënë zemra.