A është gati Lideri global IV?
1.
Duhet të dukej si një mungesë tipike sinkronizimi mes shqiptarëve dhe historisë, këso here më fatlume.
Në qershor të vitit 1991, në Prishtinë, mbërriti urgjent ftesa për takim me sekretarin e Shtetit amerikan, James Baker, në Beograd, ku do të shkonte me ndjenjë të theksuar alarmi për shkak të paralajmërimeve për zhbërjen e Jugosllavisë. Sipas ftesave, të përcaktuara me emër, në Beograd do të shkonim Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe unë. Do të kërkonim përkrahje për të drejtat tona brenda Jugosllavisë së atëhershme; ai do të na ofronte një përkrahje, të papërcaktuar. "Nuk kemi qen për këtë dyluftim", do të shprehet, me thënien nga Teksasi që duhej të tregonte se nuk do përzier në këto telashe, në fund të vizitës në Jugosllavi, nga e cila sllovenët e kroatët do të ndienin se nuk e kanë përkrahjen amerikane, por as shenjën e stopit për pavarësinë e tyre, e Serbia do të nxirrte interpretimin se Amerika ishte ende për ruajtjen e Jugosllavisë. Do të plaste lufta.
Dy muaj më vonë, ruajtja e shteteve multietnike të Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë do të ishte pjesë e shprehur e doktrinës së Presidentit të atëhershëm, Bush. Në fjalimin e mbajtur në Ukrainë në gusht të vitit 1991, përkundër shenjave të shembjes së Bashkimit Sovjetik, Bush i tha turmës së mbledhur independentiste se "liria nuk është e njëjtë si pavarësia. Amerikanët nuk do t‘i përkrahin ata që kërkojnë pavarësi për të zëvendësuar tiraninë e largët me despotizmin vendor. Nuk do t‘i ndihmojnë ata që promovojmë një nacionalizëm vetëvrasës të bazuar në urrejtjen etnike".
Fjalimi, i njohur tashmë në histori, si "Chicken Kiev speech" (Fjalimi frikacak i Kievit), nuk ishte i rastësishëm, sikundër që nuk ishin as përpjekjet për ruajtjen e ish-Jugosllavisë, shkruan në librin e tij njohësi më i mirë amerikan i gjeopolitikës, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Carter, Zbigniew Brzezinski në librin e tij brilant "Shansi i dytë" (Perseus Books, New York, 2007). Qenë pjesë e dy zbulimeve të menjëhershme për Presidentin e atëhershëm Bush. Një, se me rënien e Murit të Berlinit po binte edhe Perandoria Sovjetike, që do të thoshte se SHBA-të ishin superfuqia e vetme globale. Dy, se këtë situatë të re historike do shfrytëzuar në atë formë që të mos rikthehej gjendja e luftës së ftohtë me Moskën; e pjesë e një marrëdhënie të re do të duhej të ishte përkrahja për integritetin e Bashkimit Sovjetik.
(Në margjina të marrjes me tema të mëdha, siç janë shtetet multietnike dhe baraspesha e forcave pas shembjes së Perandorisë sovjetike, Baker do të vizitojë Tiranën, do të ndeshet me qindra mijëra shqiptarë të entuziazmuar dhe që atëherë në analizat e State Departmentit Shqipëria do të ketë vulën e njëjtë të proamerikanizmit, siç e kishin deri atëherë prijësit në këtë fushë, polakët).
Në të lexuar librin, bilanci i politikës amerikane ndaj shqiptarëve më 1991 do të ishte përafërsisht: Kosova në Jugosllavinë e reformuar dhe demokratike, Shqipëria të fillojë me reformat e veta ekonomike, NATO-ja mbetet në kufijtë e atëhershëm, pjesa më lindore e të cilëve do të ishin ato të ish-Republikës Demokratike Gjermane.
Por, ndonëse pa sinkronizim me politikën e atëhershme amerikane, shqiptarët megjithatë, pas gati njëzet vjetësh do të përfundonin me Kosovën shtet të pavarur dhe Shqipërinë në NATO.
2.
Në fakt, problemi kryesor, nuk është mungesa e sinkronizimit mes shqiptarëve dhe historisë. Siç shpjegon në librin e tij Brzezinski, nuk ka ekzistuar një sinkronizim mes politikës amerikane dhe historisë. Duke analizuar tre presidentë që marrin rolin e Liderit Global (Bush I, Clinton, Bush II), pas shembjes së Murit të Berlinit, pra momentit ku e tërë Bota e shikon me admirim superfuqinë e vetme, ai konstaton defektet serioze në presidencën amerikane që sollën shtetin në një gjendje ku "shikohet gjerësisht në botë me armiqësi", me "besueshmërinë e bërë copë" dhe me "ish-aleatët duke u distancuar".
Dhe, ndonëse defekti kryesor i të tre presidentëve ishte mungesa e një ideje prijëse që do të definonte rolin e ri amerikan si superfuqia e vetme e mbetur, çdonjëri prej tyre kishte të arriturat dhe dështimet personale (Bush II, sipas autorit mbetet në histori vetëm me dështime). Kështu Bushi I do të merrte nota të larta për menaxhimin e dy krizave, atë të zhbërjes së Perandorisë Sovjetike dhe atë të luftës në Gji. Në të parën, Presidenti amerikan do të udhëheqë vetë politikën e jashtme për të krijuar një tranzicion paqësor drejt shembjes së Perandorisë Sovjetike, duke përfshirë këtu edhe bashkimin e Gjermanisë përkundër rezervave të theksuara franceze dhe britanike. Në të dytën, Presidenti amerikan do të krijojë një koalicion të gjerë shtetesh, përfshi edhe ato myslimane, që do të dëbonin Irakun nga Kuvajti. Por, nga ana tjetër, Bushi I nuk do të dijë të kapitalizojë këto dy fitore. Në të parën, nuk do të arrijë të krijojë kushte për demokratizimin e Rusisë, por përkundrazi, me keqmenaxhim të privatizimit të shpejtë, do të krijojë oligarki të reja antidemokratike. Në Lindjen e Mesme, pas fitores impozante nuk do të krijojë kushte për largimin e Sadam Huseinit nga pushteti e as të fillojë zgjidhjen e konfliktit palestinez.
Bushi I është i njohur për nocionin e "rendit të ri botëror", por kjo formulë, sipas autorit mbeti vetëm fjalë e thatë. Por, megjithatë, nga profesori Brzezinski merr notën 4 (në shkallën prej 1-5)
3.
Presidenti Clinton, në librin e profesorit, vuan nga tri probleme në politikë të jashtme. I pari është se e sheh politikën e jashtme si vazhdim të asaj të brendshme, në të cilën i fitoi zgjedhjet duke avokuar hapje të vendeve të reja të punës me globalizim të tregjeve. Pra, rrjedhimisht, nuk qe i interesuar për krizat politike anekënd botës. Problemi i dytë ishte natyra "kaffeklatsch" ("thashetheme me kafe") e debatit të politikës së jashtme në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku hyn e del kush të dojë, ku nuk dihet kur fillon e kur mbaron mbledhja. I treti është zënia me "probleme private" (d.m.th. me aferën Lewinsky, në një pjesë të konsiderueshme të mandatit).
Clinton merr notë pozitive (3) në politikën e tij të jashtme falë marrëdhënieve me Yeltsinin, por po ashtu në masë të madhe falë ndërhyrjes në Ballkan, fillimisht në Bosnjë e pastaj në Kosovë. Por, për këtë notë do falënderuar nxënësja e profesorit, sekretarja Albright, e cila kishte instinkt më të theksuar në një çështje strategjike, zgjerimin e NATO-s, i cili pastaj do të krijonte kushtet për zgjerimin e BE-së. Zonja Albright, thotë autori, përdori zgjerimin e NATO-s për të krijuar koalicionin për luftë në Kosovë dhe ky koalicion forcoi më tutje rolin Atlantik në Evropë.
Megjithatë, Clinton po ashtu merr kritika, për vitet e para, kur mbylli sytë ndaj gjenocidit në Ruandë e në veçanti ndaj Lindjes së Mesme, ku u ndikua nga lobi izraelit në SHBA, duke mos e trajtuar çështjen palestineze.
Të gjitha mangësitë që mund t‘i kenë pasur dy paraardhësit megjithatë zbehen me politikën e Bush II, të cilën autori e vlerëson si "katastrofale". E udhëhequr nga ideologjia neokonservatore pas 11 shtatorit dhe me ndikim të jashtëzakonshëm nga lobi izraelit, Presidenti Bush akuzohet se ka shënuar dështim pas dështimi, prej luftës në Irak e deri te kontrolli i mospërhapjes së armëve bërthamore. Baza ideologjike e "luftës kundër terrorit" u shndërrua në një luftë me cak të padefinuar kundër botës islame, duke prishur jo vetëm relacionin me këtë pjesë të botës, por njëkohësisht duke dërmuar edhe aleancën transatlantike. Lista e dështimeve është edhe më e gjatë, por përmblidhen në fjalinë: "Bushi keqkuptoi momentin historik dhe vetëm në pesë vjet dobësoi në formë të rrezikshme pozitën gjeopolitike amerikane". Duke e shpjeguar këtë listë të gjatë të dështimeve, profesori i ka vënë notën më të dobët, 1.
(Mund të dalë ironi e kohës, a mungesë sinkronizimi, se gjatë mandatit të Presidentit më të dobët në këtë periudhë tranzicioni Kosova fitoi pavarësinë e Shqipëria ftesën në NATO, por besoj që interpretimi i saktë të jetë se këto zhvillime ishin pjesë e një procesi të iniciuar që më parë, të bashkimit të Evropës, të cilat nuk u identifikuan qartazi nga Presidenti Bush I, por megjithatë, erdhën në shprehje gjatë mandatit të sekretares Albright).
4.
Proceset që mbetën pa u kuptuar nga tre presidentët, si kriza që do të kërkojnë vëmendjen amerikane, Brzezinski i vë në një zonë të gjerë, që e quan "Ballkani global", që fillon nga Kanali i Suezit në Perëndim e përfundon në provincën Xinjiang në Kinë, që zhvillohet nga Kazakistani në Veri e deri në detin arabik në jug. Është një zonë prej 500 milionë banorësh, "të ngarkuar me jostabilitet të brendshëm të derivuar nga tensionet etnike apo fetare, varfëria dhe qeveritë autoritare".
Përballë "Ballkanit global" duhet të qëndrojë, thotë autori, komuniteti i bashkuar Atlantik, pra i SHBA-NATO-BE, i cili ka 13 për qind të popullatës botërore, 63 për qind të Bruto prodhimit Botëror dhe 77 për qind të shpenzimeve ushtarake globale.
Dhe, këtij komuniteti mund t‘i prijnë SHBA-të, vazhdon autori, me një shans të dytë, pas dështimeve që bënë tre presidentët e kaluar. Por, për të bërë këtë duhet marrë parasysh vërejtjen e politikologut francez, Raymond Aron, i cili duke shkruar për SHBA-të para tridhjetë vjetësh konstatoi se "në shekullin XX, forca e një fuqie të madhe zvogëlohet nëse braktis të shërbyerit një ideje".
Çështja fundamentale, pra, vazhdon autori, është se çfarë mund të jetë ideja së cilës do i shërbejnë SHBA-të, pas 1776-it kur i dhanë botës idenë e lirisë dhe shekullit XX kur i dhanë botës idenë e demokracisë si rend për të gjithë?
Ideja gjendet në sfidën e shekullit XXI. Brzezinski parasheh se kemi hyrë në shekullin e një zgjimi politik, i cili është "masiv nga aspekti social, radikal nga ai politik dhe universal nga ai gjeografik". Fjala është për një lëvizje politike globale për dinjitet njerëzor, paralajmëron autori, një lëvizje për barazi politike, ekonomike e sociale në përmasa globale, që do të shkundë rendin e deritanishëm botëror.
Kjo është sfida për Liderin Global IV, paralajmëron autori më 2007, duke shtuar, gati me profeci, se kjo sfidë do të ishte katastrofave për Amerikën, po qe se ndodh brenda një krize financiare, që do ta godiste pikësëpari shtetin që merr hua pjesë dërmuese të kursimeve botërore, pra vetë SHBA-të.
5.
Libri i Brzezinskit është shkruar për publikun e gjerë, por është botuar pothuajse njëkohësisht kur edhe u shpall përkrahja publike e autorit për kandidatin e atëhershëm presidencial, Barack Obama. Kështu, libri ka mundur të jetë një udhëzues gjeopolitik për kandidatin, gjegjësisht, Presidentin e ri. Në të, janë tri vija të trasha për zhvillimin e politikës së jashtme amerikane: një, kontrolli i marrëdhënieve globale të forcës drejt ndërtimit të një sistemi global; dy, trajtimi i konflikteve, duke përfshirë këtu paqeruajtjen, luftën kundër terrorizmit, etj; dhe tre, trajtimi i çështjeve zhvillimore, në radhë të parë pabarazia zhvillimore.
Brenda njëqindditëshit të qeverisjes së Presidentit Obama, tashmë po ravijëzohet një politikë e jashtme, e cila ka marrë parasysh disa nga mësimet kyçe të këtij libri.
Në fushën e ekonomisë, administrata e re e cila menjëherë e ka adresuar krizën financiare në vend po ashtu e ka vendosur atë në një kontekst global dhe për ta luftuar në një nivel global e ka vënë brenda një strukture të re vendimmarrëse. Në vend të mbledhjes tradicionale të G-7, të vendeve të pasura, kriza u shqyrtua në mbledhjen e G-20, të vendeve ku marrin pjesë vende të përjashtuara deri tani si Kina, India e Brazili. Ky mund të jetë paralajmërim i një rregullimi të ri në koordinim ekonomik botëror, duke respektuar realitetet e reja, posaçërisht ngritjen e Kinës, Indisë pastaj Brazilit, Afrikës Jugore etj.
Në fushën e sigurisë, administrata e re që në fillim ka adresuar pikat neuralgjike. Në "Ballkanin global" ka vendosur të ndryshojë raportet: ka ndërmend tërheqjen e trupave nga Iraku, fillimin e shtendosjes me Iranin, fillimin e negociatave për Palestinën, lidhjen e stabilitetit të Afganistanit me atë të Pakistanit, dhe rrjedhimisht me atë të Indisë...Në tërë këta objektiva, ka ndërmend që të ndërtojë një koalicion me evropianët.
Dhe, për atë që do të lexojë se si influencon libri gjestet, do shënuar dy pika ndalje të Presidentit Obama në turneun e tij evropian. Në librin "Shansi i dytë", autori thekson se Lindja e Mesme, në shekullin XXI e ka peshën gjeopolitike për SHBA-të, sikundër e kishte Evropa Qendrore gjatë luftës së ftohtë. Presidenti Obama, pasi vizitoi Pragën, në zemër të Evropës Qendrore, shkoi në Stamboll, hyrjen evropiane për në Lindje të Mesme, për të dërguar mesazhin se hyrja në stabilitetin e këtij rajoni do të bëhej së bashku me myslimanët, jo kundër tyre.
Mbi shpatullat e Obamës, në këtë fillim të politikës së jashtme, ka rënë një barrë e rëndë. Brzezinski, në libër thotë se ky është shansi i fundit. Nuk ka shans të tretë.