E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pengojnë të kalojë kufirin sepse ka lindur në Camëri

Një shtetase shqiptare është penguar nga policia greke për të kaluar kufirin drejt shtetit fqinj në pikën kufitare të Kakavijës. Sulltane Bajrami po udhëtonte drejt Greqisë kur ka hasur në mosmarrveshje me policinë greke për shkak të vendlindjes së saj.

Sipas burimeve, ne pasaportën e Sulltane Bajramit shkruhej se vendlindja e saj ishte Camëria ndërkohë që pala greke në versionin e saj zyrtar është shprehur se Camëria është pjesë e Greqisë duke e bërë të pavlefshëm kështu psaportën e znj.Bajrami.

Nga ana tjetër udhëtarja i ka bërë apel shtetit që të mos i lejojë këto konflikte që të ndodhin.

Ky është rasti i dytë që shtetas shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin pasi në dokumentat e tyre vendlindja përcaktohet si Camëri. (Tema/a.r)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›