E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjika- Kollozi perballja per Vloren

Ish - deputeti demokrat Ardian Kollozi qe garon nen siglen e koalicionit Aleanca per Qytetarin tregon per Shekulli-n projektin e tij per qytetin bregdetar

Kollozi Vizioni yne per Vloren deri ne vitin 2030

Anila Peci
Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Vlores Ardian Kollozi sqaron per gazeten Shekulli projektin e tij per nje prej njesive vendore me te medha ne vend. I zgjedhur ne 2009 si deputet i ketij qarku Kollozi dorezoi pak kohe me pare doreheqjen per te sfiduar kryetarin aktual te Bashkise Shpetim Gjika. Kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin shpalos projektin qe sic e quan ai eshte Vlora e 30 viteve te ardhshme.

Ju kandidoni per bashkine Vlore. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Une kandidoj per bashkine e Vlores ky eshte nje vendim i marre prej shume kohesh. I ardhur nga ndjeshmeria e shqetesimet qe ka qyteti im i lindjes. Nga dashuria per ta pare te zhvilluar kete qytet te dashur per gjithe vlonjatet e gjithe shqiptaret. Te denje ashtu si i takon te jete. Besoj dhe kam bindjen se qytetaret e Vlores pas 20 vitesh demokraci kane fituar pjekurine e domosdoshmerine per te gjykuar ftohte e me qartesi per alternativen per projektin per oferten qe zgjidh problematikat krijon hapesirat e hap hapesiren per nje Vlore shtepi te perbashket te denje per te krijuar per qytetarine e vet. Besoj se ky nuk eshte vetem impresion i imi se qytetaret e Vlores disaprovojne e kane vendosur qe me shumice te refuzojne modelin e papergjegjshem te Z. Gjika ne keto 8 vjet. Model i cili i ka demtuar proporcionalisht te gjithe qytetaret e Vlores e ne disa raste ka kompromentuar te ardhmen zhvillimit te ketij qyteti.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Papergjegjshmeria ne drejtimin e bashkise dhe administrimin e ketij qyteti. Nje Vlore e zhvilluar spontanisht e pa nje model a plan konkret. Ne keto 8 vite te tij ska afrontuar apo ti jape zgjidhje asnje problemi konkret te qytetareve tane. Pa dashur te nihilizoj cdo gje dhe duke u perpjekur ti shmangem sa me shume pesimizmit situata ne te cilen ndodhet Vlora eshte e tille saqe patjeter ngarkon me pergjegjesi direkt kryetarin aktual te bashkise i cili per me teper se 8 vite administrim e ka renduar kete situate. E besoj se cdo qytetar i Vlores e ka te lehte te gjykoje se oferta e riparaqitur prej tij nuk mund te konsiderohet e per me teper do te refuzohet.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme
Ajo qe me shume ka nevoje Vlora eshte ti kthehet identiteti. Nje qytet qe duhet te rishikohet. Ti largohet zhvillimit spontan dhe rastesor atij zhvillimi kaotik qe vec betonizimit nuk i ka sjelle asgje te mire ketij qyteti. Vizioni yne per katervjecarin e ardhshem sheh Vloren te projektuar ne vitin 2030. Pikerisht kohezgjatja e politikave te zhvillimit eshte tipari qe na diferencon nga menyra e deritanishme e qeverisjes kur gjithcka eshte bere nga motivi i perfitimit te shpejte. Ne duam Vloren e femijeve tane ta kemi nje Vlore te denje nje qytet turistik bregdetar e te mos mburremi vetem me ato qe na ka falur natyra. Ne duam dhe kemi nje plan konkret te nje Vlore policentrike qender e madhe rajonale e zhvillimit ekonomik me zhvillim turistik te qendrueshem me transport detar hekurudhor dhe rrugor qender e fuqishme sherbimesh bankare agjencish turistike qytet me zhvillim shkencor dhe akademik qytet me oferte kulturore te pasur qyteti i enderruar nga banoret e saj dhe i vizitueshem gjate gjithe vitit.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Vlora e 30 viteve te ardhshme. Per here te pare Vlora do te kete nje plan urbanistik te plote e jo sikunder eshte vepruar deri me tani duke ju lene vend edhe abuzimeve me plane pjesore thjesht dhe vetem per te motivuar lejet masive te ndertimit ne rere mbi rruge ne kodra ne bregdet e ku ka pasur hapesira te lira. Plani yne i madh i zhvillimit te ketij qyteti do te jete projekti i nje Vlore me strategji zhvillimi te qarte te bazuar ne nje plan urbanistik i cili tanime eshte hartuar dhe shume shpejt do ti paraqitet publikut. I jane bere shume deme Vlores sone e me te medhate i jane bere keto 8 vjet por ne patjeter do ti rikuperojne dhe deri ne 28 nentor 2012 Vlora do te kete nje tjeter fytyre. Ne kryeqender e shqiptarise per te pritur denjesisht 100 vjetorin e Pavaresise.

fare u premtoni biznesmeneve
Ne besojme se vetem iniciativa e lire do te zgjidhe problemin e zgjerimit dhe shtimi te hapesirave te punesimit. Si pjese e mazhorances eksperienca e iniciatives qendrore per pergjysmonim e taksave dhe ulja e barres fiskale ndaj biznesit ka sjell nje hov te madh ne keta te fundit duke ulur edhe burokracite por edhe duke perballuar suksesshem krizen ekonomike dhe kjo ne Shqiperi eshte dhe e certifikuar nga institucione te rendesishme ekonomike. Ajo qe kemi planifikuar per biznesin eshte pikerisht nje politike e tille e uljes se barres fiskale ne masen 30. Kjo arrihet me pergjysmim te taksave dhe tarifave qe do te jete dhe puna e pare qe do te beje keshilli i ri bashkiak i pas 8 majit i cili do te drejtohet nga mazhoranca e djathte pra Aleanca per qytetarin. Ne do te heqim lakun qe i eshte vene ne fyt biznesit ndersa do te operojme me te njejtat standarde duke luftuar informalitetin.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Ne nivel lokal ka taksa e tarifa te larta e te pamotivuara e kjo ndihet ne rreth 1800 bizneset qe operojne ne qytetin e Vlores e kryesisht ne biznesin e vogel. Ne keshillin bashkiak te 8 majit referuar te gjitha mundesive qe jep ligji ne kemi nje plan te qarte te uljes se taksave vendore. Konkretisht jane nje sere taksash e tarifash te perkohshme te cilat e kalojne 10 e vleres sikunder parashikon ligjin. Filozofia jone synon nje ndryshim rrenjesor te politikave te sigurimit dhe menaxhimit te ketyre fondeve duke nenkuptuar Hartimin e nje pakete fiskale qe tenton te eliminoje disa tarifa te panevojshme si dhe te ule deri ne masen 30 mase e lejuar nga ligji te disa taksave vendore me qellim forcimin e bizneseve ekzistuese krijimin e bizneseve te reja duke zgjeruar ne kete menyre bazen e tatimpaguesve. Pra eliminimi i menjehershem i kapercimit mbi 10 te taksave me karakter te perkohshem - taksat dhe tarifat e aplikueshme si dhe ulja ne 30 e takses se biznesit te vogel ben qe praktikisht te ulje 50 taksat vendore. Por tarifat jane te lidhura me nivelin e takses keshtu qe automatikisht edhe keto tarifa ulen ne po te njejtat nivele sa edhe taksat. Impakti i kesaj politike fiskale do te jete rritja e te ardhurave nga taksat dhe tarifat pra zgjerimin e bazes se tatim paguesve dhe krijimi i vendeve te reja te pune. Pervec kesaj do te hiqen edhe disa tarifa duke filluar nga tarifa e regjistrimit fillestar.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Aftesia jone dhe e qyteti per te terhequr njerez dhe investime behen gjithnje e me e varur nga cilesia e pergjithshme qe ne u ofrojme. Nga kjo pikepamje sfida mbi mjedisin jo vetem qe eshte parakusht per zhvillimin e qendrueshem por eshte ne vetvete mundesi zhvillimi ekonomik. Ne kete kontekst do te synohet Pastrimi nga inertet dhe mbeturinat i Fushes se Aviacionit ndertimi i nje fushe te re te depozitimit perpunimit dhe riciklimit te mbeturinave me komunat fqinje landfilli ne Bestrove rritja e shkalles se pergjegjesise ne mbledhjen grumbullimin dhe perpunimin e mbetjeve urbane nga te tretet partneritet Privat-Publik per perpunimin e riciklimin e mbeturinave etj.

Cilat jane planet tuaja per zhvillimin e turizmit
Ne duam te promovojme nje program dy-vjecar te veprimit per te krijuar nje sistem ne te cilin aktoret e ndryshem ndajne objektivat dhe mjetet per te rigjalleruar turizmit ne qytet duke krijuar nje marke Vlora dhe promovuar e zhvilluar turizmin ne Vlore. Do te jete nje mundesi reflektimi midis pikave te forta te tradites tone me risi kulturore dhe gjetje inovative mbi te cilat te percaktojme promovimin e imazhit te qytetit tone dhe planifikimin e marketingut te territorit ne nivel kombetar e nderkombetar komunikimit urban terheqjen e investimeve dhe pozicionimin e qytetit ne treg per forma te ndryshme te turizmit. Ne kete kontekst do te synohet zgjatja e periudhes turistike te qytetit duke organizuar ngjarje kulturore kombetare dhe nderkombetare konferenca dhe festivale gjate pranveres dhe vjeshtes jashte sezonit te plazhit. Dhe pergjigjja mund te jete projekti Vlora juaj per tu zbuluar. Projekti u dizenjua per rritjen dhe forcimin e sektorit te turizmit me fokus te vecante ne parimin e zhvillimit te qendrueshem dhe identifikimin e sfidave per te maksimizuar kontributin ne sektor. Ajo cka e ben unike Vloren eshte nje larmi e madhe atraksionesh dhe afersia e ketyre atraksioneve ne nje kontekst unik kulturor per nje numer te madh turistesh vendas dhe nderkombetare. Plan baze dhe nje nga parimet qe do te na udheheqe ne kater vitet e ardhshme eshte zhvillimi i qendrueshem turistik. Per tu thelluar disi nenvizoj se me zhvillimi te qendrueshem nenkuptoj nje zhvillim qe kenaq kerkesat e brezit te sotem pa kompromentuar kapacitetin e brezave te ardhshem per te permbushur nevojat e veta. Nje zhvillim i tille arrihet duke pasur parasysh tre parime Cilesine Mjedisore dhe zgjatjen e horizontit kohor te politikave te zhvillimit.

Plani i Kollozit
Ne duam dhe kemi nje plan konkret te nje Vlore policentrike qender e madhe rajonale e zhvillimit ekonomik me zhvillim turistik te qendrueshem me transport detar hekurudhor dhe rrugor qender e fuqishme sherbimesh bankare agjencish turistike qytet me zhvillim shkencor dhe akademik qytet me oferte kulturore te pasur qyteti i enderruar nga banoret e saj dhe i vizitueshem gjate gjithe vitit.



Brenda gjysmes se pare te mandatit Vlora do te shohe te adresuara problemet e infrastruktures dhe te lehtesirave publike si ne shkolla kopshte qendra shendetesore etj

Gjika Me votoni te vazhdojme projektet

Shpetim Gjika kandidon per nje mandat te trete ne bashkine e Vlores me bindjen se qytetaret e kane kuptuar tashme se kush eshte rruga e vetme qe sjell zhvillim dhe progres. Duke i quajtur keto zgjedhje si shume te rendesishme per te ardhmen e vendit Gjika nuk ha rron as qytetaret vlonjate. Ne nje interviste per Shekullin ai tregon projektet dhe vizionin e tij per vitet e ardhshme.

Ju kandidoni per Bashkine Vlore perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Me lejoni tju rreshtoj disa arsye pse qytetaret e Vlores do te votojne rrugen tona ate te zhvillimit e progresit. Ne radhe te pare pasi jemi vetem ne gjysme te saj ne mesin e nje projekti qe se bashku e kemi nisur dhe do ta perfundojme. Se dyti sepse keto zgjedhje jane me nje pergjegjesi e shumefishte pasi mesa duket ato do te percaktojne edhe shume zhvillime te tjera politike ne Shqiperi. Ta themi qarte ato jane guri yne i proves per te ndare perfundimisht mendjen se ne crruge e ne ckah do te ecim nga demokracia e vertete e modelit evropian apo ne nje sistem hibrid as demokraci e as diktature por me shume nje katrahure ku perfitojne vetem hajduti dhe abuzuesi i pushtetit. E ne kete dileme forca politike qe mua me rikandidon e me mbeshtet Partia Socialiste eshte e percaktuar qarte si e vetmja rruge per te zgjidhur ngercin e krizen per ta rikthyer Shqiperine ne shinat e demokracise se vertete euroatlantike per ti dhene edhe njehere shansin shqiptareve per te trokitur ne dyert e Evropes pa friken se ajo dere do te na perplaset turinjve.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Mendoj se kete pyetje duhet tua drejtoni qytetareve te cilet e njohin edhe kete kundershtar te radhes qe Partia Demokratike ka sjelle ne qytetin tone kunder nesh. Por ashtu si edhe qytetaret une mendoj se ketu nuk mund te behet fjale per pika pasi ato mungojne plotesisht aq me pak per ti ndare ne te forta dhe ne dobeta.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar qytetin ne kater vitet e ardhshme
Ajo qe shkurtimisht dua te garantoj eshte qe brenda gjysmes se pare te mandatit Vlora do te shohe te adresuara problemet e infrastruktures dhe te lehtesirave publike si ne shkolla kopshte qendra shendetesore etj duke marre keshtu fizionomine e plote te nje qyteti evropian. E gjitha kjo per tu fokusuar me pas ne gjysmen e dyte te mandatit ne rritjen e kohezionit social me nje perkujdesje te vecante qe i eshte dedikuar shtresave ne nevoje. Nje tjeter pike e rendesishme eshte gjallerimi i jetes kulturore-artistike dhe krijimi i kushteve per argetim dhe relaks te qytetareve. Jam i sigurt qe shumekush edhe pse punon ne Tirane apo gjetke per shkak jo vetem te shkurtimit te distancave do te zgjedhe Vloren per te jetuar. Ne kemi qytetin me te mire administruar ne Shqiperi te cilin do ta kthejme ne nje metropol.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Te gjitha sa parashtrova me lart jane pjese e nje projekti te madh e te rendesishem atij te krijimit te nje metropoli te vertete. Por si projekt thelbesor madje te menjehershem kemi festimet per 100 vjetorin e Pavaresise. Gjate gjithe vitit te ardhshem ne synojme qe ta rikthejme Vloren ne qendren e Shqiperise jo vetem asaj administrative. Gjate vitit 2012 ne do ti rikthejme Vlores bukurine dhe dinjitetin krenarine dhe zhvillimin kushtet optimale per te kremtuar me madheshti kete pervjetor te lavdishem. Ky projekt do ti sherbeje qytetit jo vetem ne rrafshin historik por edhe ne ate zhvillimor pasi te gjithe shqiptaret por edhe te huajt do te prekin ne te njejten kohe te shkuaren madheshtore dhe te ardhmen evropiane te Vlores.

fare u premtoni biznesmeneve
Mbyllja e problemeve infrastrukturore brenda ketij viti dhe rritja e cilesise se sherbimeve publike krijon kushte optimale per rritjen e cilesise se jeteses dhe zhvillimit te qendrueshem te qytetit. Ky realitet ndikon ne krijimin e nje klime te favorshme per zhvillimin dhe rritjen e biznesit. Po keshtu disa nga masat qe do te ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne aktivitetin e biznesit do te jene minimizimi i informalitetit duke u krijuar te gjitha bizneseve kushte te barabarta konkurrence lehtesim te procedurave dhe mundesim te pageses on-line te detyrimeve ne bashki etj.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Politika jone fiskale mbeshtetet ne dy kolona kryesore Ulja e normes mesatare te takses dhe zgjerimi i bazes se taksapaguesve. Kjo gje do te mbeshtetet ne aplikimin e teknologjise GIS sistem informacioni gjeografik per krijimin e database-it me te dhena gjeografike dhe social - ekonomike. Ky sistem krijon mundesine per te lidhur se bashku informacionin e popullsise rezidente me aktivitetet e sipermarrjes ne menyre qe te rritet masa e taksapaguesve te regjistruar. Ne synojme nxitjen dhe aplikimin e politikes se re fiskale mbi principin te paguajme te gjithe dhe te paguajme me pak duke rritur deshiren e qytetareve te cilet kontributet e tyre do ti shohin te materializuara ne pune publike per ata vete.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave
Se pari dua te theksoj se ketu kemi te bejme me mbetjet qe prodhohen ne qytet dhe jo me projektet kriminale te Berishes dhe deputeteve te tij qe kane guximin te kandidojne edhe per Bashkine te cilet duan ta shkaterrojne Vloren. Te gjithe e pane nga media planin e tyre skandaloz qe kerkon ta ktheje qytetin nga turistik ne nje mish-mash plehrash dhe lengjesh. Ne menaxhimin e ceshtjes se mbetjeve urbane sfidat tona jane disa Grumbullimi ne menyre te diferencuar qe ne burim dhe riciklimi i mbetjeve urbane. Ky veprim ul me 30 sasine e pergjithshme si dhe krijon te ardhura nepermjet tregtimit te mbetjeve qe riciklohen. Per kete jane marre te gjitha masat dhe brenda ketij viti do te vendosen ne qytet kontenieret e vecante. Gjithashtu menjehere me hapjen e sezonit turistik do te filloje dhe fushata sensibilizuese e publikut. Ndertimi i landfill-it jashte vijes se verdhe te qytetit qe te plotesoje te gjitha kushtet teknike-mjedisore-shendetesore sipas normave te BE.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Performanca e larte e punes se administrates ka sjelle vit pas viti rritjen e buxhetit te Bashkise rritje kjo e cila parashikohet te ruaje ritme te kenaqshme ne vitet ne vazhdim edhe si rezultat i klimes pozitive dhe bashkepunuese qe i ofrohet biznesi. Nga ana tjeter besojme se se bashku me qytetaret nuk do te kemi me pengesa e bllokime me bllok ne dore nga PD-LSI sic ndodhi gjate dy viteve te fundit.

Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj
Kriminaliteti ne Vlore ashtu si ne gjithe Shqiperine eshte i larte por nuk do te beja ndonje ndarje as me pozitive dhe as me negative sesa ne qytetet e tjera te vendit. Ne kete gjendje krize qe ndodhet Shqiperia ne kete ngerc te forte ne lidhje me te ardhmen paaftesia e qeverise dhe mospasja e politikave zhvilluese e sociale nga ana e saj kane sjelle kete situate. Ndaj me 8 maj do te votojme alternativen e Partise Socialiste te vetmen rruge per ti dhene fund krizes qeverisese cka do te shpejtoje rrotacionin politik dhe permiresimin e gjithe jetes se qytetareve ne te gjithe vendin.

Cilat jane planet tuaja per zhvillimin e turizmit
Turizmi eshte nje sektor ekonomik qe luan nje rol shume te rendesishem ne jeten e qytetit
sektor qe me kalimin e viteve po merr nje pamje gjithnje e me vitale. Strategjia jone per zhvillimin e turizmit synon mbeshtetjen dhe koordinimin e bizneseve qe operojne ne kete sektor si dhe promovimin e resurseve qe ofron Vlora. Ne synojme zhvillimin e nje turizmi gjithe vjetor te tipit kulturor e historik balnear e kurativ. Po keshtu kemi shtuar kontaktet dhe ndermjetesimin me agjenci nderkombetare prestigjioze turistike ne menyre qe Vlora te jete destinacion kryesor ne Mesdhe per vizitoret ditore apo sportiste te ujit dhe te ajrit.

Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore ne sherbim te turizmit
Projekti yne eshte i plote i detajuar dhe konkret ndryshe nga trenat fluturues qe kundershtaret premtojne duke menduar se mund te genjejne vlonjatet. Permiresimi i infrastruktures rrugore ne cdo kend te qytetit i sherben po ashtu zhvillimit te turizmit duke e bere qytetin te ofroje kushte sa me te mira ne teresine e tij per cdo turist. Per sa i takon ndikimit te drejtperdrejte te infrastruktures rrugore ne turizem perparesi do te kene ndertimi dhe zgjerimi i rrugeve bregdetare si dhe akseve kryesore qe lidhin qytetin me plazhet dhe qendrat historike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›