Ambasada e SHBA: Ligji na ndalon te flasim per rastin Basha
Në një njoftim për shtyp ambasada amerikane përsëriti pamundësinë e saj për të dhënë shpjegime rreth rastit te pasaportes se Lulezim Bashes, me te cilen ka blere nje shtepi ne Hollande ne vitin 2001.
Ambasada shpërndau një njoftim të plotë ku thuhej se “gazeta e sotme Shekulli ka një editorial nga Mero Baze ku shkruan se pyeti pranë ambasadës së SHBA mbi pretendimet se Basha është mbajtës I një pasaporte të SHBA dhe që atij ju tha se Ambasada se SHBA nuk I lejohet të komentoj . Kemi nevojë të sqarojmë një pikë shumë të rëndësishme : Nuk është vetëm Ambasada e SHBA në Tiranë, por cilado ambasadë e SHBA-së përfshi cdo zyrtarë të SHBA-së në botë, i ndalohet shprehimisht të zbulojë informacionin që mbrohet nga Akti I Privatësisë, i cili duhet vënë në dukje se është ligj në SHBA. Njerëzit mund të ndëshkohen rëndë përfshi duke humbur vëndin e punës ose duke u burgosur nëse e shkelin këtë dispozitë. Sic mund të shihet kemi të bëjmë me një dallim të rëndësishëm
Sqarimi I Ambasadës për pafuqinë e saj për të informuar publikun rreth këtij fakti, në të vërtet lë si mundësi të vetme deklarimin nga ana e kandidatit Lulëzim Basha të së vërtetës rreth këtityre dyshimeve. Heshtja e tij po e kompromenton rënd transparencën mbi të shkuarën e tij plot pikpyetje