E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përditshmja italiane: Ballkani, qendër e trafiqeve

“Kam parë mitralozin ‘Maxim’ të vrasë njerëzit tanë nga 500-800 metra”, ankohej një luftëtar nigerian në vitin 1902. Shpikja e “Harold Maxim” kishte 18 vjet që u lançua dhe menjëherë u përhap, duke shkaktuar fatkeqësi në Uganda, Indonezi, Kenia dhe Bregun e Fildishtë. “Ishte lufta e njeriut të bardhë”, por ende për pak kohë, pasi u kthye në një instrument në dorën e të gjithëve.
Nga mitralozat u kalua në pushkët automatike dhe mitralozat e lehtë, të cilët patën një rritje të tmerrshme. Ideja erdhi nga një oficer i ushtrisë, Amerigo Cei-Rigotti, por shpikësi ka një emër rus, Michael T.Kalashnikov, bir i Luftës së Dytë Botërore dhe babai i armës më të markuar në botë: l’AK-47 të cilën e përdorin trupa guerilase që arrijnë një numër prej 70 milionë personash.
Shqipëria e viteve ‘90, Ballkani Perëndimor dhe Afrika Subsahariane, tregojnë që trafiku i armëve, drogës dhe diamanteve vazhdojnë në një spirale destruktive. Angola është një shembull i ndarë i bashkëjetesës ndërmjet tregtarëve të vdekjes dhe gurëve të çmuar, ish-agjentëve dhe funksionarëve të korruptuar.
Ballkani Perëndimor noton në depozita armësh dhe municionesh të pamasa. Ndërmjet shteteve që pasuan ish-Jugosllavinë, Serbia, Kroacia dhe Bosnja ushqejnë trafiqet e rritura. Pasi mbaroi lufta, prodhimi i armëve ka nisur me ritme marramendëse. Kanë shpërthyer fabrika klandestine pistoletash dhe raketahedhësesh: “Zastava” dhe “Bereta” të modifikuara, por edhe raketa që mbahen në krah, “Strela” të zbuluar nga Europol.
Ndërmjet viteve 2000-2006, eksporti serb i armëve të lehta dhe kalibrit të vogël është shumuar në 751 mijë për qind, duke arritur deri në Myanmar dhe Kamerun. Mortajat boshnjake të kalibrit 60 dhe 92 mm kanë shërbyer për gjeorgjianët në luftën ruso-osete. Nga Filipinet në Kolumbi kemi një vazhdimësi të gueriljeve ideologjike, lëvizje për shkëputje, kartelë kriminale dhe grupime rajonale.
Ndërmjet xhunglave, savanave, maleve dhe skenarëve urbanë, nuk ka kënd të planetit pa armë të lehta: rreth 600 milionë ekzemplarë, të mjaftueshëm për të pajisur një në dhjetë banorë të tokës. Arsenali është zmadhuar nga viti në vit me një ritëm prej 8-10 milionë produkte, që prodhohen nga rreth një mijë grupe industriale në gjithë planetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›