E Diel, 1 Nëntor 2026

E përditshmja italiane, “L’Unita”, boton një artikull për terrorizmin

Tetë vjet e gjysmë nga sulmi në Kullat Binjake. Tetë vjet nga nisja e luftës kundër terrorizmit në Afganistan. Pas luftës së dytë të Irakut. Ndryshojnë banorët e Shtëpisë së Bardhë, por Amerika nuk ndihet më e sigurt. Përkundrazi, Al Kaeda ka ndryshuar lëkurë. Pas rrëzimit të regjimit të talebanëve është shpërndarë në botë duke u transformuar në një rrjet gjigand. Lista e vendeve ku veprojnë grupe që i referohen markës Al Kaeda është impresionuese: Sudan, Nigeri, Egjipt, Arabia Saudite, Irak, Jemen, Somali, Etiopi, Afganistan, Pakistan, Indonezi, Bosnjë, Kroaci, Shqipëri, Algjeri, Tunizi, Marok, Liban, Filipine, Rusi, çeçeni, Taxhikistan, Azerbajxhan, Dagestan, Kenia, Tanzani, Kashmir, Indi, Britani e Madhe, Holandë. Al Kaeda mund të numërojë ndjekës të saj në celulat e “fjetura” në SHBA, Nju Jork, Boston, Teksas, Florida, Virxhinia dhe Kaliforni. Në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër e Mançester.
Ndjekës të Bin Ladenit janë arrestuar në vende të të gjithë globit: nga Jordania, Seatle, Franca, Danimarka, Uruguaj dhe Australia. Raportet ekonomike dhe financiare të ushqyera nga rrjetet alkeadiste përfshijnë grupe të lidhura me “ulama”-t saudite më të fuqishëm, si dhe vëllezërit myslimanë të Kuvajtit, Katarit dhe Dubait. Xhiroja e të hollave drejtohet nga një grup i ngushtë prej 400 financierësh që në dy të tretën e tyre janë arabë, ndërsa pjesa tjetër pakistanezë dhe aziatikë. Pastrimi i parasë përfshin “lavatriçe” të panumërta nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara, nga Lindja e Mesme e deri tek Azia ish-sovjetike. Lufta mediatike e Al Kaedas është fondamentale. Rrjeti i Xhihadit të armatosur ka arritur të penetrojë deri në Amerikën e Jugut, duke përdorur trafikun e drogës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›