Rangers, kampion i Skocisë

Rangers ka fituar titullin e Premierligës skoceze pas fitores 1-0 ndaj Hibernianit në Easter Road të dielën. Fitorja e bën matematikisht të pamundur për rivalin nga Glasgow Celtic t’i tejkalojë ata në krye të tabelës.
Rangersit i është nevojitur vetëm fitorja nga përballja me Hibernianin për të fituar titullin, pasi Celtic mposhti Dunde Unitedin 2-0. Nëse Celtic do të kishte humbur pikë, Rangers do të shpallej kampion ende pa filluar takimin me Hibernian, por fitorja ndaj ekipit të John Hughes i mundësoi gjigantit nga Ibrowtw të festojë titullin e dytë të njëpasnjëshëm.
Kyle Lafferty ishte hero i ndeshjes me golin që shënoi në minutën e 17, kur kaloi dy mbrojtës dhe mposhti portierin Smith. Ky është titulli i 53-të në ligë për Rangersin.