E Diel, 1 Nëntor 2026

Amy ja mësyn Kubës

Amy Winehouse do të shkoj për pushime në Kubë me Blake Fielder – Civil.

Këngëtarja e këngës “Rehab” – e cila kohëve të fundit tha që është pajtuar me Blake më të cilin u ndanë në gusht të vitit të kaluar – tani thuhet se ajo parashikon ribashkimin me të duke bërë një udhëtim romantik në Havana aq më pak kur edhe gjykimi për Blake ka përfunduar.

“Pirja e cigareve është shprehia e tyre e re”, i ka thënë një burim tabloidit britanik “The Sun”. “E tëra filloj kur Amy bleu një paketë cigare Romeo y Julieta për Blake, sepse ajo mendon se dashuria e tyre është si tragjedi.

“Amy dhe Blake kanë kaluar kohën e tyre duke lexuar për histori dhe kultura që duken si të Kubës. Ajo mendon se është një romancë e një lloji të atillë të cilën e dëshiron edhe Blake”.

Blake është lëshuar nga burgu në shkurt të vitit të kaluar pasi ishte dënuar për një sulm që e kishte bërë në Sheffield të Anglisë Veriore, si dhe ka përfunduar rehabilitimin nga droga në një spital britanik.

“Ajo dëshiron të shkoj më të për të festuar rikthimin. Ky do të jetë ‘muaji i dytë i mjaltit’ për ta. Përderisa perla e errët për ta ka kaluar, tani ata dëshirojnë pushim”, ka shtuar burimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›